E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Projekti per importin e plehrave te BE-se eshte kriminal



Eneida Jacaj

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret ka kerkuar qe qeveria te heqe dore nga plani per rikthimin e projektit per importimin e plehrave te BE-se. Rama e ka cilesuar kete vendim sa kriminal aq edhe te parealizueshem. Lideri i opozites eshte ndalur edhe te ekonomia e vendit nje nga retorikat me kryesore te Partise Socialiste. Rama u shpreh se per shkak te keqqeverisjes eshte thelluar deficiti buxhetor duke bere qe ne arken e shtetit te mungojne 200 milione dollare. I pyetur per orientimin e ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti Rama u shpreh se Priftit i duhet nje rruge e gjate per te kaluar ne PS.
Deklarata
Debati per ceshtjen e plehrave ka nisur 6 vjet me pare por projekti per vendosjen e nje impianti plehrash ne Tirane nuk u realizua pas reagimeve dhe protestave para Kryeministrise. Lideri i opozites theksoi se vendimi ne qofte se para 6 vitesh u mor nga mosdija nga qeveria e radhes vjen si pasoje e babezise se pushtetit. Dua te theksoj ate qe u diskutua para pak ditesh per hapjen e vendimit per plehrat. Ky ka qene nje vendim kriminal i marre nga qeveria e meparshme eshte nje vendim kriminal i ndermarre nga qeveria e sotme me ndryshimin se ne rast se heren e pare karakteri kriminal ishte dhe si rezultat i mosnjohjes per kercenimin qe bente per vendin nje vendim i tille sot eshte dhe rezultat i babezise se oborrit te qeverise. Dhe ky eshte faji i Sali Berishes - u shpreh Rama. Sipas kreut te PS-se ky vendim do te zhbehet sapo PS-ja te marre pushtetin.
Ne jo vetem do ta luftojme kete vendim por do ta zhbejme te parin sapo te ulemi ne tryezen e qeverise pasi ky eshte nje vendim si simbol e uzurpim i vendit ne emer te interesave te nje grushti njerezish qe nuk jane ne pushtet por jane nxjerre me vote - tha Rama.
Ekonomia
Kryesocialisti Rama ne kundershtim me propaganden e kryeministrit Sali Berisha deklaroi se vendi eshte ne krize ekonomike. Sipas Rames rritja ekonomike eshte nje tullumbace qe mund te plase nga casti ne cast. Jemi ne nje cast qe jo vetem hyjme nga borxhi ne borxh por po kalojme ne nje borxh qe nuk e lajme dot kurre - tha Rama. Me tej ai u ndal dhe ne buxhetin faktit qe Parlamenti parashikoi ta kalonte mbremjen e se enjtes si dhe deficitet qe verehen aktualisht ne disa zera kryesore ne ekonomi. Rama deklaroi se ne arken e shtetit mungojne 200 milione dollare per shkak te keqqeverisjes.
Kreu i opozites duke iu referuar diskutimeve te djeshme ne Parlament per buxhetin faktik te 2009-s theksoi se deficiti buxhetor eshte 29.9 miliarde leke me shume dhe se ky deficit eshte rritur me 85 miliarde leke. Sipas tij te dhenat e buxhetit faktik jane ndryshuar nga kryeministri per te fshehur abuzimet. Diferencat mes buxhetit 2009 dhe fakteve jane tronditese - tha Rama ndersa shprehu shqetesimin per varferimin e vazhdueshem te shqiptareve nga keqqeverisja e qeverise
Prifti ne PS
Kryesocialisti Edi Rama i pyetur nga mediat rreth largimit te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti nga LSI-ja dhe nje ftese te mundshme nga PS-ja u pergjigj se kjo do te ishte nje rruge teper e gjate per deputetin e ikur. Une do te thosha me nje fjale qe sigurisht e para do te ishte terheqja nga ato akuza qe jane thene por ne anen tjeter rruga e mundshme e kthimit drejt PS-se ne rastin konkret eshte e larget - u shpreh Rama.

16 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›