Korçë, vdes në aksident rrugor aktori Perika Gjezi

Aktori i mirënjohur Perika Gjezi ka humbur jetën sot në një aksident rrugor në Korçë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Voskopojë-Korçë ku aktori Perika Gjezi ka gjetur vdekjen pasi makina me të cilën po udhëtonte është përplasur duke i shkaktuar edhe vdekjen aktorit.
Mësohet se makina tip fuoristrdë drejtohej nga një tjetër për të cilin ende nuk bëhet asgjë e ditur.
Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
Perika Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografi, ku 10 janë role kryesore. Roli i tij i parë do të jetë episodik, Demka, djalit të mullixhiut në filmin "I teti në bronx" me regji të Viktor Gjikës (Artist i Popullit). Roli i tij i parë kryesor do të jetë roli i komisarit në filmin "Shtigje lufte" të regjisorit Piro Milkani (Artist i Popullit) në vitin 1974 kur ai sapo ishte diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Gjergjit në filmin "Tokë e përgjakur", roli i Gjergjit në filmin" Nga mesi i errësirës", roli i mësues Naimit në filmin "Balonat", roli i Elmazit, i plotfuqishmi i fshatit, në filmin "Asgjë nuk harrohet", Tahiri në filmin "Dasëm e çuditshme" etj.
Gjatë xhirimeve të filmit "Streha e Re", Perika Gjezi do të njihet dhe do të martohet me një nga aktoret që interpreton një rol episodik.