Berisha Vizita ne Izrael mjaft intensive dhe e frytshme
Vizita në Izrael ishte mjaft intensive dhe e frytshme.
Kështu e ka vlerësuar vizitën e tij zyrtare të kryer në Izrael gjatë tre ditëve të fundit, Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Sipas tij, marrëdhëniet me këtë vend kanë qenë dhe janë pozitive.
“I njoha izraelitët me potencialet turistike të Shqipërisë.
Bashkëpunim në energji, turizëm dhe bujqësi mes dy vendeve tona”, tha ai.
Duke shtuar më tej edhe faktin se i nxiti investitorët izraelitë për të investuar në Shqipëri.
“Vizitova edhe vendin e shenjtë të të krishterëve.
Vizita ime në Jeruzalem, ishte edhe spirituale, aty preka gurin më të shenjtë të botës së krishterë dhe vizitova varrin e Jezu Krishtit”, shtoi ai.
Më tej, Kryeministri Berisha konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim mes dy vendeve.
“Izraeli, i avancuar në menaxhimin e ujërave. Ndërsa u ofrua bashkëpunim dhe në fushën e arsimit.
Shqipëria duhet të përfitojë në bujqësi”, vuri në dukje kreu i qeverisë.
Duke përfunduar me faktin se takimi me biznesin izraelit, ishte mjaft i rëndësishëm.
“I njoha me prioritetet e Shqipërisë, ndërsa ajo ka potenciale për biznesin.
I njoha me projektin e pyllëzimit të vendit, ndërsa jehona e reformave tona ishte shumë e madhe.
Shqipëria ka trefishuar eksportet në 6 vjet dhe mbi 3-fishim i investimeve të huaja në 4 vjet.
Liria ekonomike rritet me 16 %, ndërsa Shqipëria figuron të jetë me taksat më të ulëta në botë”, përfundoi fjalën e tij Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.