E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vlerësimi i votave të kontestuara ruan sistemin

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kërkesa e Partisë Demokratike për të rinumëruar çdo votë të kontestuar për Tiranën do të bëjë të mundur mbrojtjen e sistemit.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se ky vendim është jetik ndërsa ka gantuar se mazhoranca nuk ka dijeni se kujt kandidati i përkasin fletët e kontestuara por dëshiron që me rinumërimin e tyre të përfitojnë shqiptarët.
 

“Në kërkojmë rivlerësim të votave të kontestuara. Sistemi ynë aktual zgjedhor ka si shtyllë të sigurisë të drejtën e kundërshtimit. Ky sistem në dallim nga ai i mëparshmi i cili në rast të një rezultati të ngushë lejonte rinumërimin ky sistem nuk i lejon. Sistemi bazohet në të drejtën e çdo komisioneri apo vëzhguesi të vendosë veton për çdo fletë votimi që duket që nuk është ashtu siç mendojnë të tjerët. Ky është një rregull që e bën sistemin tonë më të drejtë” theksoi Berisha duke shtuar se votat e kundërshtuara kanë fituar të drejtën e qytetarisë për tu vlerësuar në të gjitha instancat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›