E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vota e qytetarëve e paprekshme

24-06-2013 / Gazeta 55

Kryeministri votoi në orën 09:44 në qendrën e votimit numër 1728, të njësisë bashkiake nr. 2 të kryeqytetit

Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha votoi dje në orën 09:44 në qendrën e votimit numër 1728, të njësisë bashkiake nr. 2 të kryeqytetit. Pas votimit ai i ftoi të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në votime në mënyrë të qytetëruar, ndërkohë që garantoi paprekshmërinë e votës së qytetarëve. “Votova 44-ën, preka fatin! Ishte një ndjenjë kënaqësie që më pushtoi e pandjerë më parë, ndaj edhe i ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në votime dhe të votojnë në mënyrën më  të qytetëruar. I ftoj të votojnë për alternativën që ata e gjykojnë si më të mirën. I siguroj se vota e tyre do të respektohet plotësisht, i siguroj se këto zgjedhje janë përcaktuese për katër vitet që vijnë për mirëqenien e tyre, për punësimin e tyre, për integrimin në Bashkimin Europian. Edhe njëherë uroj që më së pari ata që votojnë për herë të parë, kanë votë të bekuar, ata sot firmosin me votën e tyre Shqipërinë e katër viteve që vijnë. Falenderoj me mirënjohjen më të thellë emigrantët shqiptarë, që kanë ardhur nga të katër anët e botës me një akt madhor patriotizmi dhe përgjegjësie ndaj Shqipërisë për të votuar sot për të Shqipërinë e katër viteve që vijnë. Falenderoj të gjithë të rejat dhe të rinjtë, qytetarët e këtij vendi burrat, gratë, të moshuarit, për aktin e tyre të përgjegjshëm politik dhe atdhetar që kryejnë sot duke u drejtuar në qendrat e votimit”- deklaroi kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›