Berisha: Votim të shpejtë ligjit anti-mafia

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ka kërkuar votimin sa më shpejt të ligjit anti-mafia. Ai tha se ligji kundër mafias i jep mundësi çmontimit të pasurisë së vendosur nga mafia, bllokimit të saj. Sipas tij, duke qene një ligj i rëndësishëm, ligji anti-mafia ngjall diskutime.
Kreu i qeverisë kërkoi votimin e këtij ligji në axhendën më të afërt të parlamentit. Sali Berisha tha se qeveria duhet të ndihet krenare për reformat që mori për të bërë të mundur heqjen e vizave. "Nga një protektorat krimi, e kthyem Shqipërinë në një vend të besueshëm, për vendet e BE-së e veçanërisht për Italinë e Greqinë. Të gjitha përpjekjet për të bllokuar heqjen e vizave shkuan në Lanë", pohoi ai. Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se heqja e vizave është një arritje shekullore për shqiptarët. Kreu i qeverisë theksoi se 20 vjetori i demostratës së parë të studentëve kundër regjimit komunist do jetë festa e shembjes së murit të Berlinit për Shqipërinë. "8 dhjetori i 2009-ës do jetë festa e shembjes së murit të Berlinit për Shqipërinë", pohoi ai.