Topi: Gati të negocioj për situatën politike

Presidenti i Republikës Bamir Topi është shprehur i gatshëm të negociojë për situatën politike në vend. Ai ka deklaruar se
është i nevojshëm vulleti i forcave politike për të zgjidhur krizën. Deklarata e presidentit Topi u bë gjatë ceremonisë mortore të ish-kreut të Akademisë së Shkencave, Teki Biçoku. Presidenti i Republikës reagon në një kohë kur opozita kërcënon me zgjedhje të parakohshme nëse nuk hapen kutitë, kërkesë që është hedhur poshtë nga mazhoranca. Opozita nuk ka hyrë në Kuvend pas zgjedhjeve të 28 qershorit duke vënë si kusht transparencën e zgjedhjeve.