Berisha Votoni PD. Topalli Kemi perballe PPSH
Dy drejtuesit e larte te PD-se Sali Berisha dhe Jozefina Topalli kane celur fushaten elektorale ne Shkoder duke bere premtime ne diten kur 20 vjet me pare regjimi komunist vrau kater persona.
Ne parullen Aleanca per Qytetarin Berisha dhe Topalli kane premtuar se do te hartojne projektet me te bukura per Shkodren por edhe kane thumbuar koalicionin e majte. Kurre nuk mund ta kisha imagjinuar qe ne keto zgjedhje te 8 majit qe jane zgjedhje shume te rendesishme perballe te kishim perseri koalicionin e Partise se Punes. Natyrisht nuk ua zgjedhim ne partine as nuk ua ndryshojme atyre psikologjine dhe as kulturen qe ata kane tha Topalli. Kryeministri Berisha nga ana tjeter premtoi se kjo aleance do ti shnderroje ne realitet te gjitha premtimet pasi eshte faktuar se kjo qeverisje i mban premtimet. Ne rrugen nuk e kemi bulevard me lule sepse kemi pasur nje trashegimi jashtezakonisht te hidhur dhe te veshtire por ne lirine po e perdorim me mencuri ne interes te qytetarit tha Berisha. Por edhe Kryeministri Berisha thumboi socialistet jo duke sulmuar koalicionin e tyre por drejtperdrejt kreun e grupit parlamentar socialist. Klika Alia-Ruci mendoi se me 31 mars kaloi rubikonin dhe se do mund te vazhdonte se bashku me Sllobodanin ne Beograd te shtypnin qytetaret shqiptare. Zgjodhen Shkodren Rozafen e lirise per ta goditur me tanke ne menyren me barbare por Shkodra ishte e pamposhtur tha Berisha. Sipas tij me 2017-n Shkodra do te jete nje qytet i zhvilluar. Shkodra 20-vjecare eshte sot 20 vite drite larg Shkodres se vitit 91. Shqiperia e lire 20-vjecare eshte sot 20 vite drite larg Shqiperise se vitit 91. Vitet qe vijne do te jene vitet ne te cilat ne shqiptaret do te arrijme horizonte te reja drejt Europes drejt prosperitetit drejt zhvillimit tha Berisha.
Kreu i qeverise shtoi se kete pranvere ne ecim drejt zgjedhjes se qeveritareve vendore. Aleanca jone eshte aleanca per qytetarin dhe ju garantoj juve se cdo gje ne kete perpjekje ne kete fushate ne kete qeverisje do te perqendrohet per ju dhe vetem per ju. Ne perfundim te fjales se tij Berisha shtoi se une jam ketu per tu zotuar para jush se vitet qe vijne do te jene vitet e ndryshimeve me te medha pozitive te ketij qyteti.