Basha dhe Rama matin pulsin e votave ne website
Fushata zgjedhore per 8 majin ka arritur kulmin e saj. Brenda nje jave te vetme dy kandidatet per Bashkine e Tiranes kane nisur fushaten virtualisht ku kane shpalosur sloganet e tyre ne faqet e internetit. Qe prej dates 24 mars Lulzim Basha ka siguruar ne rrjetin e Facebook-ut mbi 32 mije fansa dhe klikime ndersa Edi Rama brenda nje dite e gjysme qe prej 1 prillit ka siguruar ne kete rrjet mbi 19 mije fansa dhe klikime. Ky rrjet do te sherbeje per dy kandidatet edhe si nje barometer apo peshore matese mbi influencen e tyre ne elektorat. Rrjeti i Facebook-ut eshte nder me te perdorurit ne Tirane kryesisht jo vetem nga adoleshentet por edhe nga administrata e larte publike apo nepunes te tjere. Ky rrjet i cili do te mbledhe fansat e dy kandidateve do te perktheje cilindo sondazh qe perflitet deri tani ne rruget e kryeqytetit mbi influencen e Bashes apo te Rames per te marre karrigen e drejtuesit te bashkise me te madhe te vendit. shte shume heret per te dale ne rezultate pasi vetem brenda nje jave dy kandidatet kane kaluar se bashku numrin e 50 mije personave qe frekuentojne faqet elektorale ne Facebook dhe gjithcka ngelet per tu pare se cdo te ndodhe ne muajt e mbetur deri me 8 maj.