E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet ne Rrogozhine i arratisuri i Bandes se Yzberishtit

Përfundon arratisja e pjesëtarit të “bandës së Yzberishtit”, I dënuar me 22 vjet burg Ilir Avdillari.
Policia e Burgjeve në bashkëpunim me policin e shtetit, arrestuan mbremjen e së premtës në afërsi të Rrogozhinës shkelësin e lejës shpërblyese, duke e kthyer përsëri në qelin e burgut të Fushë Krujës
Sipas policisë, për vendndodhjen e Avdillarit, është mësuar në rrugë operative nga bashkëvuajtesit e të dënuarit që ndodhen në institucioin e vuajtjes së dënimit në Fushë Krujë.
Avdillari I njohur si pjesëtar I bandës së Yzberishtit, kishte marr leje 7 ditore dhe nuk është kthyer në qelin e burgut.
Për këtë arratisje, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra deri në sqarimin e rastit drejtorin e institucionit Grigor Prifti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›