E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Wikilieaks nuk do ta demtoje Shqiperine

Duke folur per pjesen e Shqiperise kryeministri eshte shprehur se nuk ka asnje sekret per vendin tone.

Botimet e Wikilieaks faktojne vjedhjen me te madhe ndoshta te te gjitha koherave. Kjo perben nje akt shume te rende. Perben nje thyerje te te gjitha ligjeve dhe rregullave. Ne mbare boten ekzistojne ligje dhe rregulla ne administrimin dhe perdorimin e dokumenteve zyrtare. Ne kete aspekt kjo perben nje rrezik nder me seriozet te kohes ka thene Berisha ne emisionin Opinion.

Sipas kryeministrit nxjerrja e konsideratave per kreret e shteteve perben nje kercenim per jeten e tyre. Megjithese Berisha e konsideron si ngjarje te rende thote se deri me tani nuk eshte nxjerre asgje sekrete per sa i perket Shqiperise.

Une kam konstatuar se eshte botuar qendrimi yne ndaj te burgosurve te burgut te Guantanamos nuk ka asgje sekrete ne ate qendrim. E kam theksuar dhe e theksoj se ne nuk kemi marre vertete ne proporcion ndoshta me shume se cdo vend tjeter por nuk ka asnje medyshje se ne na takon dhe nuk mund te kemi qendrim tjeter pervec nje mbeshtetje te plote te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te gjitha problemet e sigurise ka thene Berisha me tej.

2010-12-01 0948

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›