E Diel, 1 Nëntor 2026

Kam pare Sharonin tek vriste dy femije palestineze

Duke treguar kete ngjarje rreqethese producenti Sluizer shprehet keshtu Ne vitin 1982 ne kampet Sabra dhe Shatilla kam pare me syte e mi sesi Sharon duke shkrepur armen e tij vrau dy femije palestineze njeri 2 dhe tjetri 3-vjecar.

Xhorxh Sluizer mori pjese ne Festivalin Nderkombetar te filmit dokumentar te zhvilluar ne kryeqytetin e Holandes Amsterdam me dokumentarin Atdheu ne te cilin flet per dhimbjen dhe vuajtjet e popullit palestinez. Ne filmin dokumentar ai paraqet dhe nje ngjarje tragjike ne Sabra dhe Shatilla.

Ja si u shpreh Sluizer ne intervisten e dhene per televizionin Al-Xhazira Gjate kohes kur isha ne kampin Sabra dhe Shatilla shkova tek Sharon i shoqeruar nga dy ushtare per te kerkuar leje per ushtrimin e profesionit te gazetarit. Rreth nesh nuk kishte njeri vetem ca femije te moshes dy tre vjecare. Ketu kam pare me syte e mi sesi Sharon qelloi me arme femijen e pare dhe rrezimin e tij perdhe. Pastaj u drejtua nga femija i dyte krejt i qete qelloi dhe mbi te. Gjithcka ndodhi para syve te mi. Sharon me gjakftohtesine e tij te frikshme nuk u bezdis fare nga fakti i pasqyrimit te kesaj ngjarjeje ne syte e gjithe botes.

Megjithese ka ndikuar jashte mase tek une nuk mendoja te flisja rreth ngjarjes. Por arsyeja e pare e pasqyrimit te saj tani eshte zemerimi im ndaj politikave shfrytezuese dhe dhunuese te Izraelit ndaj popullit palestinez ndersa arsyeja e dyte eshte afrimi i vdekjes per shkak te humbjes se kujteses per mua tashme gjithcka eshte e pavlere tha ai.

Ne filmin dokumentar Atdheu producenti holandez Sluizer paraqet gjendjen e popullit palestinez dhimbjet e perjetuara 30 vitet e fundit dhe pamje nga jeta e dy familjeve palestineze ne vitin 1973./CIHAN-START/

2010-12-01 0928

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›