Berisha: Zëra për rritje taksash, zëra të thatë në shkretëtirë
Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në inagurimin e fillimit të punimeve të hidrocentralit të Banjës në Elbasan.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha e cilësoi si historik nisjen e punimeve për ndërtimin e HEC-it të Banjës e cila sipas tij do ta shndërrojë Shqipërinë nga vend importues në vend eksportues të energjisë elektrike.
“Ky është një moment historik për Shqipërinë. Ne ingurojmë sot fillimin e punimeve pregatitore për ndërtimin e HEC-it të Banjës nga kompania më e madhe e kësa fushe në Europë dhe botë, kompania më e suksesshme në fushën e hidro-energjisë gjigandi Shtatkraft, kompani publike e mirënjohur në mbarë botën për standartet e saj të shkëlqyera, eficente, e mirënjohur në mbarë botën për standartet e saj sociale. Kompania Shtatkraft zbarkon sot këtu në Gramsh e vendosur për të bërë historinë në këtë vend në ndërtimin e Kaskadës së Devollit, investim madhor në historinë e Shqipëirisë, investimin më të madh në historinë e hidro-energjitikës” theksoi Berisha.
Ndërsa premtoi përmirësimin e klimës për biznesin, kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe opozitën.
“Zërat për rritje taksash dhe që duan të cënojnë klimën e biznesit, do mbeten si “zëra të thatë në shkretëtirë” theksoi kryeministri.
Fillimi i punimeve te dy akseve rrugore qe do te lidhin digen e Banjes me akset ekzistuese rrugore dhe gjithashtu paralelisht fillojne punimet e linjes se transmetimit 35 kilovolt Mjekes – Banje. Kjo do jete jo vetem per te transmetuar energjine e prodhuar nga Hidrocentrali I Banjes por edhe mund te perdoret si rrjet shperndares per te gjithe zonen e Gramshit.
Vlera e kaskades se Devollit eshte rreth 1 miliarde euro dhe perben 20 % me shume energji nga prodhimi ekzistues dhe mbulon nevojat me energji per 150 mije familje. Eshte investimi me I madh I nje partneriteti publik privat ne fushen e energjise dhe ka nje kapacitet 280 megawat. Ky investim sjell jo vetem shtimin e energjise se prodhuar ne vend por edhe permiresimin e infrastruktures ekzistuese te komuniteteve perreth dhe mundesite per zhvillim ekonomik dhe punesim te ketyre komuniteteve.