PS:Shqipëria i vetmi vend në botë ku natyra po degradon
Partia Socialiste ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë sa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe mos shfrytëzimit të burimeve natyrore.
Në një konferencë për shtyp, deputeti Besnik Baraj theksoi se Shqipëria është i vetmi vend unikal në botë ku burimet natyrore kanë pësuar degradimin më të madh.
“Sot pas 8 vitesh të Berishës në qeveri ne kemi vetëm një impiant e përpunimit të ujërave të zeza. Kjo gjendje rrezikon jo vetëm turizmin por edhe shëndetin e banorëve. Në shumicën e qyteteve të mëdha mbetjet hidhen dhe digjen pa kriter. Berisha premtoi ndalimin e shfrytëzimit të lumenjëve ndërsa sot jo larg nga Tirana lumenjtë ndodhen në një gjendje të mjerueshme” theksoi Baraj.