TemA TV/ Nishani tradhton Berishën: Kam besim se qeveria e re do të realizojë me sukses programin e saj ambicioz (VIDEO)
Presidenti Bujar Nishani duket se për herë të parë ka marrë një qendrim që bie ndesh me atë të atyre që e kanë vendosur në atë post. Përkundër deklaratave dhe akuzave të Berishës dhe opozitarëve të tjerë, Nishani ka thënë se ka besim që qeveria e re do të realizojë programin e saj ambicioz.
Nishani ka thënë se ka besim gjithashtu që qeveria e re do të vijojë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mbetemi plotësisht të përkushtuar në intensifikimin e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, forcimin e shtetit të së drejtës dhe përshpejtimin e ritmit të reformave për arritjen e stadardeve evropiane. Ky është një proces, që kërkon vijueshmëri. Kur them këtë, kam parasysh edh angazhimin serioz të maxhorancës së re qeverisëse, të dalë nga zgjedhjet e fundit dhe bindjen se ajo do të realizojë me sukses programin e saj ambicioz. Kështu, do t`u ofrojmë qytetarëve tanë shërbime të cilësisë evropiane dhe do të arrijmë objektivin më prioritar strategjik, integrimin evropian, ka thënë Nishani gjatë samitit rajonal të zhvilluar në Brdo të Sllovenisë.
Në këtë takim ma qenë prezent edhe presidenti francez, Fransua Holande, me të cilin Nishani ka zhvilluar një bisedë.
Presidenti Holande shprehu mbështetjen e Francës për integrimin evropian të Shqipërisë dhe vlerësoi zgjedhjet e fundit si një dëshmi më shumë të përparimit të demokracisë.
Presidenti francez u shpreh se Franca do të mbështesë marrjen e statusit të vendit kandidat, thuhet në një njoftim të Presidencës./b.l