E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi ne ABC News Akuzat e PS-se spekulime per perfitim politik

Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi, në një intervistë dhënë në studion e ABC NEWS, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Socialiste mbi shpërndarjen e fondeve në media, duke i cilësuar si spekulime të pastra me qëllim përfitimin politik. Zoti Olldashi, deklaroi se në asnjë moment nuk është shkelur ligji, pasi vetë ligji detyron ministrinë që kur flitet për shpronësime publike, ato duhet të publikohen në media.

Zoti Olldashi, rrëfen dallimin e tij të madh mes qeverisë aktuale dhe bashkisë Tiranë, kur kjo e fundit drejtohej nga Edi Rama, në shpërndarjen e spoteve publicitare në median vizive.

Ministri i Transporteve, deklaron se akuzat e ngritura në adresë të tij, tregojnë mungesën e vizionit politik të ideuesit të sulmeve politike, kryesocialistit Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›