E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku: Kosova ende larg liberalizimit të vizave

Në mungesë të udhërrëfyesit, i cili nuk i është lëshuar ende nga Brukseli, Kosova vazhdon t`i përmbushë njëanshëm kriteret për liberalizimin e vizave. Ndersa në qeverinë e Kosovës shpresojnë se kriteret teknike do të plotësohen nga fillimi i vitit vijues, në Komisionin parlamentar për integrime evropiane thonë se përfshirja e Kosovës në këtë proces është ende e largët.
 

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, pret që BE-ja shumë shpejt të nisë bisedimet me autoritetet e Kosovës, si për liberalizimin e vizave ashtu edhe për marrëveshjet e tjera kontraktuale me Kosovën.
 

Ndërkohë, kryetari i Komisionit për integrime evropiane në Kuvend, deputeti i DLK-së, thotë se Kosova mbetet getoja evropiane, për shkak të pengesave që po i bëhen asaj, si nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur atë si shtet, apo edhe për faktin se Kosova nuk i ka plotësuar kriteret e parapara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›