Rikthehet i nxehti, temperaturat 40 gradë
I gjithë vendi jonë dhe ato përreth përreth janë përfshirë nga një valë e re e të nxehtit me temperatura deri më 40 gradë Celsius.
Sipas meteorologëve, indeksi i rrezeve do të jetë 9 dhe preferohet që qytetarët të shmangin ambientet e hapura.
Spitalet dhe mjekët ka ndërmarrë disa masa për të qenë në gatishmëri për të përballur këtë valë të nxehtit. Rekomandimet e tyre për qytetarët janë që të evitojnë qëndrimin në diell, ambientet e hapura, sidomos gjatë kohës prej orës 11.00-16.00. I bëhet thirrje të sëmurëve kronikë që të evitojnë ambientet e hapura dhe në mënyrë të rregullt të marrin ilaçet e nevojshme.
Mjekët rekomandojnë qytetarët që të konsumojnë ushqime të lehta, ujë dhe pije joalkoholike, veshje të lehta dhe të bardha dhe të evitohen ushqime me kolesterol dhe ushqime të rënda.