Berisha: Zgjedhjet i arritën standardet

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet e 28 qershorit, ka fituar Aleanca e Ndryshimit, por ka theksuar se do të priste Komisionin Qendror të Zgjedhjeve derisa të shpallte rezultatin përfundimtar.
Gjatë një konference për shtyp nga Këshilli i Ministrave, Berisha ka shprehur mirënjohje për të gjitha ata që ndikuan për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si monitoruesit, komisionerët, vëzhguesit ndërkombëtarë, etj. Berisha tha se në këto zgjedhje u arritën standardet e kërkuara. "Në të vërtetë, kënaqësia ime e parë e pamasë kanë qenë pikërisht standardet e këtyre zgjedhjeve. Unë mendoj se kjo qeveri u faktoi shqiptarëve dhe botës vullnetin e saj të hekurt që qytetarët e këtij vendi të votojnë më të lirë dhe më mirë se kurrë", the kreu i qeverisë.
Ai pranoi se kohë-vonesa në numërimin e votave nuk ishte parashikuar nga hartuesit e kodit dhe në të ardhmen ky defekt do rregullohet.