Berisha Zgjedhjet me standarde evropiane
Kryeministri Sali Berisha foli sot në mbledhjen e qeverisë për procesin e zgjedhor të zhvilluar në Shqipëri. Kreu i qeverisë vlerësoi standardet e arritura në këto zgjedhje, duke i cilësuar ato si standardë evropiane.
Po kështu Kryeministri ka vlerësuar edhe procesin e numërimit të votave, për zgjedhjet vendore, si nj proces transparent dhe korrekt.
Kryeministri tha se në këto zgjedhje sovrani i ka besuar administrimin e qeverisjes vendore, shumicës qeverisëse.
“Jemi në pritje të rezultatit të Tiranës, për të uruar fituesit. Fitorja e Tiranës po më duket si një fitore shpirtxjerrëse, pavarësisht se kush do të fitojë atë.
Numëruesit duhet të numërojnë çdo votë me përgjegjësi”, tha Kryeministri.
Kreu i qeverisë tha se në këto zgjedhje ka pasur një votim strikte . “Koalicioni ynë është në avantazh mbi 6%. Vota politike ka bërë një konfirmim të mbështetjes së mazhorancës, por kjo mbështetje përbën edhe një garanti për mbështetje të mazhorancës edhe në vitin 2013”, tha Kryeministri.
Kryeministri nënvizoi se mbështetjen qeveria do ta konvertojë në investime, në rritje pagash e pensionesh.