E Shtunë, 31 Tetor 2026

Walfarth Me rendesi qe cdo vote te numerohet

Eugen Walfarth Ambasadori i OSBE-së në Tiranëi pranishëm në vazhdimin e procesin e e numërimit në njësinë Nr-5 ka deklaruar për ABC News se procesi i numërimit ët të votave është shumë i rëndësishëm dhe duhet pritur deri në numërimin e votës së fundit. Walfarth ka bërë thirrje për respekt reciprok mes palëve.

I pyetur nga ABC News, Walfarth ka deklaruar se “Dita e votimit ishte shumë e mirë pas një fushatë shumë të mirë. Përsa i përket numërimit shpresoj të kemi një rezultat shumë të shpjet”, ka deklaruar Walfarth. Ai bëri me diej se ODIHR po bën vëzhgimin e plotë.

Lidhur me procesin e numërimit ai vlerësoi punën e bërë nga numëruesit. “Tashmë pjesa më ë madhe është numëruar dhe jemi shumë afër përpunimit dhe do të jetë interesante të shohim kush do të fitojë. Kushtet e punës jam të mira, me që tani është ditë dhe ka më shumë ajër dhe dritë, numëruesit po bëjnë punë shumë ët mirë, me rëndësi është që çdo votë të numërohet”, tha Walfarth.

I pyetur për reagimin e palëve nëse do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve Walfarth tha se “shpresoj të rezultati të pranohet, nëse zbatohen të gjitha rregullat dhe procedurat gjatë numërimit, kam shumë besim që rezultatet të njihen. Të presim rezultatet e numërimit dhe kjo vlen jo vetëm për Tiranën por për gjithë Shqipërinë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›