E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Zgjedhjet, përgjigje ndaj bojkotit të Ramës

Pjesëmarrja e votueseve në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara në 5 njësi vendore një ditë më parë, për kreun e maxhoranës, ishte përgjigja më e mirë që shqiptarët i dhanë bojkotit të socialistëve.
Duke deklaruar paraprakisht se diskutimet për buxhetin e shtetit do të vijojne deri sa Kuvendi ta votoj atë, kryeministri tha përpara grupit parlamentar demokrat se është i vendosur që edhe vitin e ardhshëm të rrisë pagat dhe pensionet. Berisha ka pohuar se ka patur diskutime dhe debate mbi këtë çështje, por pavarësisht kësaj buxhetorët dhe pensionistët do të prekin një tjetër rritje të të ardhurave nga arka e shtetit.
Sipas kryeministrit pavarësisht krizës ekonomike që përfshiu globin, qeveria ka bërë një parashikim të guximshëm për rritjen e të ardhurave, ndërsa lajmëroj uljen e shpenzimeve operative për administratën shtetërore me afro 30 %. Kryeministri ka përsëritur se i mbetet vendimit për rritje të investimeve të autoritetit lokal, si dhe të ardhurat për shëndetësinë dhe bujqësinë, 2 sektorët që janë parë nga kjo qeveri si prioritetet e këtij mandati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›