E Diel, 1 Nëntor 2026

Në dhjetor mbërrijnë vëzhguesit e Komisionit Europian

Në muajin dhjetor një mision i vëzhguesve të Komisionit Europian do të vijë në Shqipëri, për të bërë një vlerësim të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e regjimit të vizave. Duke përcjellë këtë lajm, ministri i Jashtëm Ilir Meta tha se vendi është drejt finalizmitt të të gjitha detyrimeve që garantojnë liberalizimin.
Deklarata u bë gjatë një tryeze të rrumbullakët me aktorë të qeverisë dhe organizatave jo qeveritare të cilat e shohin procesin në hapat finale të tij. Meta e konsideroi me rëndësi dhe rolin e opozitës ndaj dhe ripërsëriti ftesën për bashkëpunim. Ambasadori Helmut Lohan tha se Komisioni Europian vlerëson faktin e vëmendjes së posaçme që qeveria shqiptare i ka kushtuar reformave që realizojnë objektivin për regjim të liberalizuar të vizave.
Shqipëria ka bërë hapa përpara në sigurinë e dokumenteve, por sfida qendron në nivelin e zbatimit të refomave. Shqipëria duhet të provojë që reformat janë zbatuar dhe se janë të qendrueshme.
Komisioni do të vlerësojë çdo hap të bërë për të siguruar një vlerësim objektiv dhe nëse detyrimet janë përmbushur, KE do të drëgojë një rekomandim pozitiv në mesin e vitit 2010 për liberalizimin e regjimit të vizave. Eurodeputja Tanja Fajon mbështetëse e fortë e një vendimi të shpejtë për Shqipërinë sikundër dhe Bosnjën thotë se në këtë drejtim nuk duhet humbur kohë. Fajon krahasoi regjimin me viza mes vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor si mure të reja ndarëse që prej rrëzimit të murit të Berlinit 20 vjet më parë.
Raporti im u mbështet nga shumica e PE dhe është mesazh i fortë për Shqipërinë dhe Bosnjen. Nuk duhet të humbim kohë me Shqipërinë e të krijojmë ndarje të reja me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne i japim mbështetje të fortë politike liberalizimit të regjimit të vizave Shqipëri-BE.
Jam e shqetësuar mbi faktin që nuk ka dialog në Parlament. Liberalzimi i vizave është objektiv i rëndësishëm si për Parlamentin, qeverinë edhe opozitën.
Janë katër fusha ku bazohet udhërrëfyesi për Shqipërinë, që parashikon detyrime për t’u përmbushur nga Shqipëria në garantimin e dokumentave të sigurt, çështje të rendit publik, sigurisë së kufijve si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut e marrëdheniet me jashtë. Të hënën 16 nëntor qeveria shqiptare ka dorëzuar një raport të detajuar mbi gjithë punën e realizuar në këtë drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›