E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Zgjidhja, propozimi im pr 100 prokurort

Kryeministri Sali Berisha ftoi opozitën që të pranojë propozimin e tij për transparencën e procesit zgjedhor që do t'i jepte edhe zgjidhje situatës.

Në një prononcim për mediat, pas daljes nga Kryegjyshata ku ndodhej për një vizitë me rastin e Sulltan Novruzit, shefi i qeverisë theksoi, se "propozimi për angazhimin e 100 prokurorëve me mandat të plotë për cdo qelizë, cdo fletë votimi, cdo detaj të procesit zgjedhor, angazhimi i një buxheti për ta përmbushur këtë detyrë plotësisht, është zgjidhja totale e problemit".

"Refuzimi i këtij propozimi tregon se opozita ka zero fakte. Ky reagim i opozitës tregon se ajo nuk është e interesuar për transparencën", u shpreh Berisha.

Kryeministri gjeti rastin të kujtojë se 22 marsi, dita e demokracisë, është një apel për të gjithë shqiptarët që të konsolidojnë vlerat që ngadhnjyen në vitin 1992, vlera të cilat kanë bërë që shqiptarët të kenë të sigurtë, të ardhmen e ndritur që ata meritojnë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›