Delegacioni i PE- Topalli: Të impresionuar në plotësimin e kushteve për vizat

"Jemi të impresionuar nga arritjet e vendit tuaj në plotësimin e detyrimeve teknike që lidhen më heqjen e vizave". Kjo ka qenë deklarata Presidentit të Komisionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan në takimin që delegacioni i PE-së pati me kryeparlamentaren Topalli.
Sipas faqes zyrtare të Kuvendit, zoti Kukan tha se "ajo që pamë dje në Tiranë, mbi instrumentat teknikë që lidhen më heqjen e vizave ishte shumë impresionuese për të gjithë".
Ndërkaq, eurodeputetja Tanja Fajon tha se "nga muaji dhjetor Shqipëria ka arritje të jashtëzakonshme në plotësimin e kushteve teknike lidhur me liberalizimin".
Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, zoti Kukan dhe delegacioni i eurodeputetëve shprehën mbështetjen e plotë të Parlamentit Europian për heqjen e vizave për shqiptarët.
Kryetarja e Kuvendit tha se qeveria e parlamenti po punon fort në plotësimin e të gjitha detyrimeve për këtë prioritet kaq të rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Duke u ndalur në situatën politike, Topalli e njohu delegacionin me vendimin e fundit të parlamentit për ngritjen e komisionit për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
"Ky komision tha ajo, i ngritur nga nisma e opozitës, bazohet në dy parimet themelore që Komisioneri për zgjerim Fule theksoi në deklaratën e tij: transparencë e plotë dhe respekt i Kushtetutës.
"Si Kryetare e Kuvendit unë i kam ftuar dhe shpresoj që deputetët socialistë të vijnë në komisionin hetimor të zgjedhjeve dhe të bëhen pjesë e transparencës dhe respektimit të Kushtetutës së vendit", shtoi ajo.
Kryetarja e Kuvendit dhe zoti Kukan biseduan mbi intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian për përshpejtim të proceseve integruese, në mënyrë që Shqipëria të bëhet sa më shpejt anëtare e Bashkimit Europian.