E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Vizat do hiqen këtë vit pavarësisht pengesave

Kryetarja e Kuvendit deklaron se vendi është para zhvillimeve të rëndësishme dhe pavarësisht pengesave të dikujt, këtë vit do realizohet heqja e vizave.
Kryetarja e Kuvendit vizitoi kryegjyshatën në ditën e Sulltan Novruzit, duke u shprehur e bindur për heqjen e vizave.
"Kjo është një ditë që mbyll një vit. 22 marsi i kësaj feste koincidon me festën e demokracisë. Jemi para zhvillimeve të rëndësishme. Ne jemi shumë optimist se mund të realizojmë heqjen e vizave. Kemi plotësuar detyrimet teknike. Ne do mbajmë premtimet për heqjen e vizave edhe -pse dikush tenton të pengojë atë", tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›