Topi: Lajme të mira për vizat

Presidenti i Republikes Bamir Topi deklaroi se dimri ka përfunduar për shqiptarët duke theksuar se lajme të mira do të vijnë përsa i përket procesit të liberalizimit të vizave.
Kreu i shtetit vizitoi kryegjyshatën në ditën e Sulltan Novruzit, duke e vlerësuar 22 marsin, si ditën e dialogut dhe të komunikimit.
"Uroj të gjithë besimtarët bektashinj. Kjo është një ditë shumë e bukur, pasi është dita e ekuinoksit pranveror. Por sot është edhe dita e ringjalljes së dialogut dhe komunikimit", u shpreh Topi.
Kreu i shtetit gjithashtu theksoi se tashmë dimri kaloi dhe për shqiptarët do ketë lajme të mira për liberalizimin e vizave. "Pranvera ka ardhur dhe për shqiptarët nuk do ketë më dimër.
Për gjithë shqiptarët do ketë lajme të mira edhe për liberalizimin e vizave dhe lëvizjes së lirë", theksoi Topi.