E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Poliçan: Ndëshkoni me votë katragjyshin, i la rrugët si pas lufte

ramaPoliçan- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është ndalur sot në Poliçan ku gjatë një bashkëbisedimi me banorët deklaroi se gjatë 4 viteve opozita do të bëjë më shumë se ç’është bërë gjatë 20 viteve në këtë zonë.

Ai ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha, se pavarësisht deklaratëve të tij për shtrimin e rirgëve, Berati vuan nga mungesa e infrastrukturës.

Dëgjova se Saliu qenka në Çorovodë. Nuk e di se cfarë do i thotë popullit të Skraparit dhe nuk e di sesi mund të jetë ndjerë që nga kthesa e Beratit deri aty ku ka mbërritur nëse ka mbërritur në këtë rruge dhe nëpër këto rruge që janë mjaft, që jo socialistët dhe progresistet, por dhe demokratët e thjeshte të mos ja japin votën se nuk ka turp më të madh se gjithë ky qark është kthyer në një xhep fallto, që ngjajnë me rrugë pas lufte. Këto rrugë janë akuza më e rëndë që vjen nga ky qark për këtë qeveri që pretendon se ka ndërtuar 10 mijë kilometra rrugë. 10 mijë janë shiritat, për inaugurime nga 7 deri në 8 herë të rrugëve dhe rrugicave për të manipuluar këtë popull për propagandë,- tha ai.

Më tej kryesocialisti ka ironizuar kryeministrin duke thënë se ai nuk meriton të quhet as gjysh, por katragjysh. Ai tha se dështimi më i madh i qeverisë në këtë zonë ishte mosmbajtja e premtimit për të ndërtuar rrugën në malin e Tomorrit.

Meriton ti thuash katragjysh. Është një gjysh katranjoz. Ata katër numrat tregojnë 4 madati i tretë 4 madati i katërt. Katragjyshi çdo ditë tregon përralla. Në Berat dhe në çdo rrugë ka një dëshmi të gënjeshtave me rrugë të gjata, siç është rruga e malit të Tomorrit ku premtoi se do e bënte rrugë evropiane, që sot është shkatërrim i plotë,- tha ai.

Kreu i PS-së u shpreh se qeveria nuk ka bërë asnjë investim për qytetet monumetale, duke thënë se e gjithë pasuria e të parëve po shkatërrohet. Sipas tij qeveria ndërton me fjalë, por shkatërron me vepra. Ai ka sulmuar edhe zyrtarët e Ministrisë së Brendshme duke thënë se kanë lidhje me krimin.

Që nga polici i zakonshëm deri tek drejtorët për të paguar kupolën e Ministrisë së Brendshme që është e lidhur me krimin e organizuar dhe ordiner. Se themi ne, por raportet ndërkombëtare. Lidhjen e zyrtarëve me krimin. Ajo që ne e shohim si sfidën më të madhe uduke i gjetur punën njeriut, duke u bazuar tek aftësia, eksperiancë dhe tek e drejta. Ata që janë larguar pa drejtësisht nga puna dhe që janë lënë rrugëve dhe që mund ti shërbejnë shetit shqiptar do të kthehen në punë,- vijoi Rama.

Ai premtoi shërbim shëndetësor falas duke ngritur Shërbimin Kombëtar Shendetësor, ndërsa shtoi se do të ndërtojë çdo rrugë në këtë zonë, pasi qeveria e ka lënë në harresë sipas tij.

Rama ka folur edhe për premtimin e djeshëm të kryeministrit, i cili tha se do të rikthejë pagën e 13-të. Kryesocialisti u shpreh se ai është duke kopjura programin e Partisë Soclialistë, e cila me ulje taksash do të japë asnjë pagë më shumë në vit.

Pse e hoqe rrogën 13-të sthe llafe pa thënë. Tani thua do e jap unë. Dëgjoi se do u japim tokën. Kush punon tokën do japim çertifikatën. Do heqim taksën për fermetrët, akcizën e naftës, etj. Jo tha do ju jap lekë në dorë. Ka më shqiptar që beson se do u japë lekë në dorë,- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›