E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptaret si Rama

Arritja e nje marreveshjes mes Kosoves dhe Serbise, ka bere qe kryeministri Sali Berisha te kerkoje reflektimin e opinionit publik ne lidhje me bllokimin e procesit te integrimit dhe mos votimin e tre ligjeve. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, Kryeministri shprehet se ne kohen qe Kosova dhe Serbia po i japin prioritet integrimit ne BE, kreu i PS-se e bllokoi kete proces. "Nuk mund te mos ju ftoj miq te dashur qe te mendoni per nje moment bllokimin nga z.Rama te statusit te vendit kandidat per Shqiperine duke mos votuar tre ligjet. Nuk na mbetet gje tjeter vecse te themi Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptare si ky. 23 qershori po vjen. Shqiptaret do te votojne per te shembur murin e bllokimit per te ardhmen e tyre europiane!", u shpreh dje kreu i Qeverise. Kryeministri ka vleresuar si mjaft pozitiv per zhvillimet ne rajon arritjen e nje marreveshjeje mes Kosoves dhe Serbise. Ai shtoi se kjo marreveshjes konsolidon shtetin e Kosoves dhe integrimin e tij ne Bashkimin Europian. "Kjo marreveshje, deshmon konsolidimin e Kosoves si shtet i pavarur. Me zbatimin e saj, marreveshja perben bazen e normalizimit te marredhenieve midis ketyre dy shteteve te pavarura dhe cel rrugen qe keto dy vende, por edhe serbet dhe shqiptaret ne teresi, te nisin nje epoke te re ne marredheniet midis tyre, ne interes te te ardhmes se tyre evropiane", u shpreh Berisha. Kryeministri eshte ndalur dhe ne rendesine qe ka pranimi i shtetit te Kosoves nga Serbia. Ai shprehet se me kete xhest, Serbia shkeputet nga nje trashegimi e pafavorshme. "Kosova me kete marreveshje arrin njohjen dhe pranimin e integritetit territorial te saj nga Serbia, por dhe vendosjen e bashkepunimit me kete vend si dhe garantimin e perspektives se integrimit ne BE. Serbia me kete marreveshje shkeputet nga nje trashegimi recente e pafavorshme dhe, sic do te deklaronte kryeministri i saj, ajo do te zgjidhte dhe do te percaktohej per BE-ne dhe te ardhmen e saj evropiane", u shpreh dje kryeministri, Sali Berisha.

INTEGRIMI

“Nuk mund te mos ju ftoj miq te dashur qe te mendoni per nje moment bllokimin nga z.Rama te statusit te vendit kandidat per Shqiperine duke mos votuar tre ligjet. Nuk na mbetet gje tjeter vecse te themi Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptare si ky. 23 qershori po vjen. Shqiptaret do te votojne per te shembur murin e bllokimit per te ardhmen e tyre evropiane”, tha Kryeministri.

Bumci: Rama, mban peng integrimin

Ministri i Jashtem, Aldo Bumci e ka cilesuar deklaraten e bere dje nga kreu i PS-se, per nenshkrimin e nje deklarate per “miqesi te mire” me Kosoven, si nje argument me shume per te paragjykuar paqartesine e Rames ne diplomaci. Ne nje deklarate per mediat, Bumci u shpreh se shqiptaret qe ndodhem ne dy anet e kufirit jane vellezer dhe nuk kane nevoje per “miqesine e re” qe do te ndertoj kreu i PS. “Ndoshta z. Rama paragjykohet sot ne Kosove prej bojkotit, greves se urise, protestave te dhunshme dhe agresionin ndaj institucioneve demokratike. Ndoshta, ai paragjykohet per bllokimin qe i ben integrimin Europian te vendit. Ndoshta ai paragjykohet sot, pasi del dhe me deklarata per "miqesi te mire" me Kosoven, nderkohe qe shqiptaret kendej dhe andej kufirit jane vellezer, shume me shume sesa “miqesia e re” qe dashka te na ndertoje z. Rama”, u shpreh Bumci. Duke u ndalur ne programin e PS-se per politiken e jashtme, Bumci u shpreh se Rama eshte i vetmi opozitat qe ka bllokuar integrimin e vendit ne BE dhe hyrjen e Shqiperise ne NATO. “Zoti Rama, a e di ti, se ti je i vetmi kryetar opozite i nje vendi tashme anetar te NATO-s, ku te ankoroi kjo qeveri, qe pengon integrimin e vendit ne BE? A di ti, se je i vetmi kryetar opozite, qe ka bllokuar dhe bere lloj-lloj akrobacish per te penguar liberalizimin e vizave per shqiptaret? A e di ti, se je i vetmi kryetar opozite, qe ka anatemuar dhe perbaltur ‘Rrugen e Kombit”?”, u shpreh Bumci. Ai shtoi se Rama vazhdon te jete i vetmi kryetar opozite “qe per hir te interesit te ngushte personal politik, vazhdon te bllokosh e te mbash peng miratimin e 3 ligjeve per marrjen e statusit te vendit kandidat”. Bumci u shpreh se me qe kreu i PS-se kundershton keto angazhime, mazhoranca do te vazhdoj te punoj me qytetaret per integrimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›