E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gafa e Ramës, kërkon traktat miqësie me Kosovën!

Teksa i ka cilesuar marrdheniet mes Shqiperise dhe Kosoves si te vecnata, kreu i PS-se Edi Rama, ka hedhur dje idene e nenshkrimit te nje “Traktati miqesie”, te njejte me ate qe eshte nenshkruar me vende te tjera si Greqia, Bullgaria dhe Turqia. Ne aktivitetin e zhvilluar dje, me teme “Shqiperia Europiane, ne rajon e bote”, ku ishin te pranishem dhe ambasadortet e SHBA dhe vendeve te BE-se, Rama ka prezantuar projektin e PS-se per politiken e jashtme. Ne lidhje me Kosoven ai u shpreh se marrdheniet mes dy vendeve duhet te marrin status te ri. “Me ne ne qeverisje Kosova do te marre nje status te ri. Statusin e partnerit dhe aleatit strategjik kryesor ne politiken e jashtme rajonale te Shqiperise. Shqiperia sot ka nje traktat te miqesise, bashkepunimit, fqinjesise se mire dhe sigurise me Rumanine, me Bullgarine, me Turqine dhe me Greqine, por nuk e ka me Kosoven. Ne do punojme qysh ne fillim bashke me autoritetet perfaqesuese te Kosoves per ta nenshkruar nje ore e me pare kete traktat, sepse ne e cmojme kete traktat si te nevojshem ne rrafshin diplomatik”, tha Rama. Ai shtoi se ky traktat eshte i detyrueshem ne rrafshin kombetar dhe te domosdoshem ne rrafshin strategjik per shqiptaret ne rajon. Nje tjeter projekt i propozuar nga kreu i PS-se eshte lobimi per njohjen e pavaresise se Kosoves. Rama u shpreh se PS-ja do te angazhohet qe Kosova te njihet edhe nga pese vendet qe kane mbetur nga Bashkimi Europian. “Ne do te angazhohemi me mish e me shpirt qe te ndihmojme qe te kapercehen problemet qe pengojne sot njohjen e Kosoves nga Rumania dhe nga Sllovakia, ku ne krye te qeverise jane dy perfaqesues te se majtes evropiane dhe jam i bindur qe do te bejme progres ne kete drejtim”, u shpreh dje Rama. Ndersa ka folur se PS-ja e cileson te papranueshme politiken e ndryshimit te kufijve, Rama ka shtuar se ne thelb, bashkimi i Kosoves me Shqiperine ka ndodhur. “Te shohesh Shqiperine, Kosoven, shqiptaret ne rajon me syte e te ardhmes do te thote per se pari te kuptosh esencen e asaj qe ka ndodhur. Ajo qe ka ndodhur nuk con mbrapa, drejt fantazmes se nacionalizmit, per te kerkuar me shume me nje kuturisje qe kercenon vete marredheniet strategjike dhe te patjetersueshme me Shtetet e Bashkuar dhe me Bashkimin Europian. Ajo qe ka ndodhur imponon kapercimin e vizionit te se shkuares per bashkimin dhe kuptimin e faktit qe, ne thelb, bashkimi ka ndodhur”, u shpreh kreu i PS-se. Rama ka folur dhe per modelin e ri qe sipas tij PS-ja do te sjelle per politiken e rajonit. “Identiteti i politikes sone te jashtme do te forcohet permes realizimit te nje ekuilibri dinamik ndermjet avancimit te ceshtjes kombetare dhe te politikes se fqinjesise se mire ne kushtet e reja te shekullit te 21. Kjo nenkupton cilesine e komunikimit te lire te shqiptareve ne Ballkan, duke respektuar te drejtat e shqiptareve autoktone, teresine territoriale dhe funksionimin e plote te shteteve ku ata jetojne”, u shpreh kreu i PS-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›