Skandali polak i "Gazprom"-it
Kryeministri i Polonisë, Donal Tusk, duke shkarkuar ministrin e Thesarit në datën 19 prill, ka ndërmarrë veprimin ekzekutiv shtetëror dhe hapin e parë për të ndaluar një skandal energjetik, me pasoja në sigurinë energjetike dhe kombëtare. Skandali ka të bëjë me faktin që kompania e madhe ruse e gazit, "Gazprom", nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me një kompani polake të gazit, për të ndërtuar një gazsjellës të ri, që do të kalojë në gjithë territorin e Polonisë, dhe qeveria e shteti polak nuk dinin asgjë.
Varshava zyrtare për herë të parë e mori vesh në datën 3 prill, kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thirri në zyrën e tij presidentin e kompanisë ruse "Gazprom", Aleksej Miler, dhe e urdhëroi që kompania të niste projektin e ndërtimit të gazsjellësit "Yamal Europa 2", që parashikohet të transmetojë gazin rus nga Rusia në Bjellorusi dhe pastaj nëpër Poloni, me destinacion Sllovakinë dhe Hungarinë. Në datën 4 prill, "Gazprom"-i nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me kompaninë polake të gazit "Euro Pol Gas", në të cilën "Gazprom"-i dhe shteti polak kanë nga 48 për qind të aksioneve.
Dhe vetëm kur mediat polake dhe ruse njoftuan nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për projektin e një studimi vizibiliteti për një gazsjellës të ri, që do të kalojë nëpër territorin e Polonisë, qeveria dhe shteti polak provuan tronditjen që sjell një veprim apo një akt, për të cilin duhej të ishte marrë mendimi, vendimi dhe leja e qeverisë polake. Sepse edhe një autobus rus i linjave ndërkombëtare duhet të marrë leje për të kaluar nëpër territorin polak, pa le më një gazsjellës i tërë, që ka gjithë ato implikime sovraniteti, pronësie, ligjore, ekonomike, energjetike, diplomatike etj. etj. Kryeministri polak Donad Tusk reagoi menjëherë ndaj kësaj ngjarjeje shokante dhe deklaroi se gazsjellësin, nëse do të mendohet të realizohet, do ta ndërtojë shteti polak dhe jo "Gazprom"-i.
Një kryeministër dhe një qeveri e përgjegjshme nuk mund të linte të kalonte në heshtje një akt shtetëror i papërgjegjshëm i zyrtarëve, që janë të ngarkuar nga qeveria dhe shteti për të kontrolluar veprimtaritë dhe sigurinë energjetike të vendit. Ndaj kryeministri filloi me shkarkimin e ministrit të Thesarit, jo sepse ai kishte dhënë miratimin për këtë memorandum. Përkundrazi, ministri nuk kishte dijeni dhe ishte ndër të parët që e kundërshtoi memorandumin e "Gazprom"-it, dhe deklaroi, pas marrjes së njoftimit të marrëveshjes, se askush përveç kompanive polake dhe qeverisë polake nuk ka të drejtë të marrë vendime për rrugën tranzit përmes territorit polak. Por ministri u shkarkua, sepse kompania shtetërore e gazit që nënshkroi memorandumin me "Gazprom"-in, është një kompani, ku shteti polak ka 48 për qind të aksioneve dhe ku gjysma e anëtarëve të bordit janë polakë dhe ministria e ministri, që i kanë në vartësi, dështuan të kenë nën kontroll kompaninë shtetërore, dhe me mosdijeninë e tyre lejuan një veprim në dëm të interesave të vendit.
Përtej sfondit polak të këtij skandali, dalin qartë disa mësime, që janë të vlefshme për të gjitha shtetet, që kanë apo duan të vendosin raporte energjetike me "Gazprom"-in dhe Rusinë, dhe të cilat, duke qenë anëtare të BE-së, duhet të zbatojnë politikën dhe strategjinë energjetike të saj. Me këtë rast shihet se cili është lloji dhe stili i marrëdhënieve, që "Gazprom"-i dhe Rusia ndërtojnë me shtetet me të cilët janë apo hyjnë në bashkëpunim në fushën e energjisë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili urdhëroi "Gazprom"-in rus të niste ndërtimin e gazsjellësit të ri në Poloni, si shtetar me përvojë të gjatë, e di fare mirë se për projekte dhe propozime të tilla strategjike duhet të hyhet në bisedime dhe të merret paraprakisht miratimi i qeverisë së shtetit, në territorin e të cilit do të kalojë gazsjellësi. Urdhri i Putinit për kompaninë ruse "Gazprom" nuk mund të jepet dhe të ekzekutohet si në kohën kur Polonia dhe shtete të tjera ish-komuniste të Europës Lindore bënin pjesë në bllokun ekonomik të KNER-it, të drejtuar nga Moska, dhe ku Kremlini vetëm diktonte projektet dhe planet, kurse kryeqytetet evropianolindore vetëm zbatonin. Por si presidenti i Rusisë, ashtu dhe kompania "Gazprom", duke vepruar me mentalitetin e superfuqisë energjetike, janë nisur nga premisa se ata janë në pozitën të veprojnë si diktues edhe në territorin e Polonisë, duke pasur ndoshta parasysh rrethanën që Polonia plotëson 60 për qind të nevojave të tij për gaz natyral nga Rusia.
Pas kësaj, vjen mësimi i dytë, që duhet të shkaktojë alarm në vendet ish-komuniste, dhe që ka të bëjë me drejtimin dhe kontrollin e kompanive shtetërore strategjike, që hyjnë në marrëdhënie ose që janë partnerë me kompani të fuqishme të shteteve të fuqishme. Sepse nuk mund të mos konsiderohet e pafalshme për drejtuesit e një kompanie shtetërore polake si "Euro Pol Gaz", të cilët nënshkruajnë një memorandum, që ka të bëjë me territorin dhe sovranitetin e shtetit, dhe nuk denjojnë as të njoftojnë qeverinë, pa marrë parasysh detyrimin ligjor se ata nuk kanë të drejtë të ndërmarrin asnjë hap administrativ të kësaj rëndësie, pa lejen e qeverisë. Gabime apo harresa të kësaj natyre, që kanë të bëjnë me sovranitetin e vendit dhe me sigurinë e tij energjetike, më shumë dëshmojnë për marrëdhëniet vertikale, që "Gazprom"-i dhe Rusia ndërtojnë me kompanitë partnere energjetike në vende të ndryshme. Sepse vetëm një prapavijë okulte dhe korruptive mund të shpjegojë neglizhencën e drejtuesve të kompanive shtetërore për të informuar për çdo hap qeverinë dhe për të bashkërenduar veprimet me të.
Memorandumi i befasishëm për projektin rus të ndërtimit të një gazsjellësi të ri nëpër territorin polak kërkon që të bëjë fakt të kryer të drejtën e kompanisë ruse në territorin e Polonisë. Polonia ka pasur një përvojë të vështirë në marrëdhëniet me Rusinë edhe në drejtimin e kompanisë së përbashkët, që menaxhon gazsjellësin ekzistues "Yamal - Europe", përvojë e cila, sipas ministrit polak të Financave, tregon se strukturat e pronësisë së përzier në drejtimin e gazsjellësit tranzit nuk janë efektive. Por "Gazprom"-i dhe Moska nxituan të imponojnë një marrëveshje të papritur, në padijeni të qeverisë polake, me qëllim që të bënin fakt të kryer pronësinë ruse të gazsjellësit të ri në territorin polak.
Memorandumi dhe projekti rus i gazsjellësit të ri kanë një prapavijë të qartë politike. Ata synojnë që të bëjnë presion mbi Ukrainën, nëpër territorin e së cilës kalon gazsjellësi më i madh në botë, që transmeton gazin rus në Europë. Ukraina dhe Rusia kanë probleme dhe konflikte të mëdha me njëra-tjetrën në kontratat e tyre për gazin rus, për çmimet e tranzitimit dhe për çmimet e gazit rus, që shitet në Ukrainë. Në kuadër të presionit ndaj Ukrainës, Rusia ndërtoi gazsjellësin "North Stream" në vitin 2011 dhe nisi ndërtimin e gazsjellësit "South Stream" në vitin 2012, të dy për të anashkaluar Ukrainën. Projekti i ri "Yamal Europe 2" synon gjithashtu të anashkalojë Ukrainën, duke përdorur territorin polak dhe rrjedhimisht të përfshijë Poloninë në një përplasje politike me Ukrainën fqinje. Ndaj kryeministri polak u adresoi një mesazh të qartë rusëve, kur deklaroi se Polonia nuk mund të marrë pjesë në këto kontekste politike.
Në pamjen e parë mund të duket sikur gazsjellësi i ri i propozuar nga Moska do t'i japë një rol më të madh Polonisë në shpërndarjen e gazit rus nëpër Europë. Por në realitet propozimi i gazsjellësit të ri rrit peshën dhe rolin e Rusisë në furnizimet me gaz për Europën. Ai në të njëjtën kohë e bën Poloninë më të varur nga gazi rus dhe nga politika energjetike ruse. Në një kohë kur Polonia po përpiqet të realizojë diversitetin e burimeve energjetike dhe të zbatojë politikën energjetike të Bashkimit Europian, "Gazprom"-i dhe Rusia tentojnë që ta devijojnë Poloninë nga kjo strategji.
Skandali polak i "Gazprom"-it rus jep një alarm të madh për shtetet ish-komuniste, që kanë qenë anëtarë në Traktatin e Varshavës apo në bllokun ekonomik të KNER-it, të drejtuar të dy nga Moska, se Kremlini nuk ka hequr dorë nga planet e rivendosjes në një mënyrë apo tjetër të influencës së tij në ish-sferat e ndikimit, që ka pasur në Europë në kohën e luftës së ftohtë. Dhe për këtë ka vënë në qendër të strategjisë së tij instrumentet energjetike, politikën energjetike dhe diplomacinë energjetike. Rasti polak të kujton se sa syçelë duhet të jenë qeveritë dhe shtetet ish-komuniste në Europën Qendrore apo në Ballkan në privatizimet strategjike energjetike, sepse shpesh ka ndodhur që me naivitet ose me dëshirë, kanë lejuar të shndërrohen në pionë të lojërave dhe intrigave energjetike të Rusisë në vendet e tyre. Sepse jo rastësisht "Gazprom"-i dhe Rusia tentojnë të vendosin pronësinë dhe kontrollin në gazsjellësit në territoret e huaja dhe në menaxhimin e tyre.
Skandali polak është një leksion tepër i vlefshëm edhe për Shqipërinë, ku nostalgjikët dhe përfituesit e "Gazprom"-it janë jo të pakët në zyrat shtetërore.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)