PDIU, koalicion parazgjedhor me PD
Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet do te jete ne koalicion me Partine Demokratike. Kryesia e kesaj force politike ka vendosur dje bashkimin me partine me te madhe ne mazhorance. Ne mbledhjen e zhvilluar dje, Kryesia ka autorizuar kryetarin e PDIU Shpetim Idrizi, qe te nis negociatat per koalicion parazgjedhor me Partine Demokratike. Vendimi ka ardhur pas analizimit te punes se PDIU gjate 4 viteve ne Parlament. Gjate takimit, kreu i PDIU, Idrizi vleresoi se prezenca e kesaj force politike ne mandatin katervjecar te Kuvendit ka ofruar nje vizion te ri ne politiken shqiptare. Ai shtoi se “PDIU eshte paraqitur si partia qe nuk ben kompromise mbi ceshtjen kombetare”. Idrizi shtoi se forca politike qe ai drejton u afirmua si forca e vetme politike ne vend me nje bilanc te qarte dhe te prekshme, duke pasur nisma ligjvenese dhe ekzekutive, si edhe duke krijuar nje fryme te re politike ne vend. Nje prej sukseseve me te medha te PDIU ne politiken 4 vjecare eshte cilesuar futja ne fuqi e rezolutes per ceshtjen came. “Ne menyre te vecante, gjate bilancit te punes se PDIU, u vleresohet miratimi i Rezolutes per Ceshtjen Came, qe per nente vjet rrinte e fshehur ne sirtaret e Kuvendit dhe vetem fal trysnise pozitive te ushtruar nga deputetet e PDIU, shqiptaret e Camerise dhe te gjithe shqiptaret qe mbeshtesin kete kauze kombetare, mori fuqi ligjore”, u shpreh dje Idrizi. Anetaret e tjetere te Kryesise se PDIU-se kane vleresuar dhe projektet e tjera te kesaj force qe jane realizuar gjate 4 viteve te fundit. Anetaret e kryesise vleresuan se bashkefinancimi me qeverine shqiptare i Varrezave Monumentale te Shqiptareve te Camerise ne Kllogjer te Sarandes, ka qene nje sukses i te gjithe patrioteve shqiptare. Ne lidhje me pergatitjen per zgjedhjet e ardhshme, Kryesia e PDIU vendosi qe te nisin pergatitjet per zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit, duke pohuar vendosmerine e rritjes se perfaqesimit parlamentar te PDIU-se ne perberjen e ardhshme te Kuvendit. Objekti kryesor i fokusimit te PDIU do te jete serish ceshtjen came dhe probleme te tjera qe lidhen me ceshtjen kombetare. Gjate fjales se tij, kreu i PDIU, Idrizi u shpreh se bilanci i 4 viteve parlamentar te kesaj force politike e nxjerre ate si nje prej te paktave partive qe ka realizuar projektet e saj politike. “Keto aspekte te jetes parlamentare te PDIU-se ne Kuvendin e Shqiperise, e kategorizojne ate, si partia e vetme kuvendore pertej kabinetit qeveritar, qe ka ndermarre me sukses nisma konkrete ligjore dhe ekzekutive, me nje koseguence dhe kauze kombetare, pergjate ketyre kater viteve”, u shpreh kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi.
Ndoka: Koalicioni PS-LSI, i pamoralshem
Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka e ka cilesuar si te pamoralshem koalicionin mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Ne nje takim te zhvilluar dje me strukturat e PDK-se ne qytetin e Vlores, Ndoka ngjarja e 21 janarit eshte nga ato zhvillime per te cilat PS-ja nuk duhet te bente koalicion me LSI-ne. Ndoka ka diskutuar ne Vlore per rezultatin e zgjedhjeve te 23 qershorit, ku ka kerkuar me shume angazhim nga ana e strukturave te Partise Demokristiane. Ai u shpreh se PDK-ja do te garoj me 3 kandidate per deputete, duke synuar ne kete menyre maksimalizimin e rezultatit elektorale.