E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha akuza Ramës: Porti i Durrësit, mega-afera më e madhe në Europë! Atdheu i Ramës është Beogradi

“Mega afera më e madhe në Europë” e ka konsideruar kreu i Partisë Demokratike, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha marrëveshjen për Portin e Durrësit. Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama, se po punon për interesat e Aleksandër Vuçiç.

“Dubai i Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe në Europë që shkatërron vendin e tij për interesa strategjik të Aleksandër Vuçiç. Flamuri i tij është ai i Serbisë dhe Atdheu i tij është Beogradi”, tha Berisha.

Kundër këtij projekti u shpreh edhe Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili e konsideroi “aferë ekonomike” me vlerë mbi 2 mld euro, ndërsa i kërkoi qeverisë të bëjë më shumë transparencë në lidhje me të.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›