E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mandati i Grida Dumës, Ori Nebiaj ende nuk ka marrë vendim nëse do ta zëvendësojë: Më duhet ende kohë!

Ori Nebijaj, e cila zëvendëson deputeten e PD-së, Grida Duma, pas dorëzimit të mandatit, ende nuk ka vendosur nëse do ta marrë mandatin në fjalë, apo do t’ia lerë zëvendësueses së rradhës.

Me anë të një postimin në Intagram, Nebijaj komenton se pavarësisht faktit se çështja e mandatit të deputetes është tashmë në qendër të vëmendjes, ende i duhet kohë për të peshuar zgjedhjen që do të bëjë.

Ajo nënvizon zgjedhja që do të duhet të bëjë është nëse do të marrë parasysh besimin që i kanë dhënë njerëzit që e votuan, apo punën e saj si moderatore.

“Kur unë u përfshiva në politikë, pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër, jo vetëm për të mbështetur forcën time politike, por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit, çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara, më duhet të marr sërish kohën time për të arritur në një vendim që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje, por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë do kohën e saj…”- shkruan Nebijaj.   

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›