Berisha akuzon socialistët për djegien e dosjeve të spiunëve
Kryeministri i konsideron të drejta vërejtjet e ndërkombëtarëve
Kryeministri Berisha akuzon socialistët për zhdukjen e dosjeve të spiunëve. Edhe pas akuzave të tilla, Kryeministri shprehet se duhet të hapen ato dosje që ekzistojnë, ku sipas tij dosjet e proceseve gjyqësore janë të paprekura. Kur kam ardhur në New York për herë të parë, unë kam thënë që dosjet të mos hapen. Sepse jam nisur nga kjo gjë. Por, mendimi im u kundërshtua edhe unë rashë dakord. Unë dija që atë vit, kur isha në opozitë, ata po digjnin çdo ditë dosjet. Megjithatë, ka një gjë: dosjet e proceseve gjyqësore janë të paprekura. Në qoftë se ka një dokument që ekziston në mënyrë autentike, ato janë proceset gjyqësore. Ato janë të gjitha aty. Këtë deklaratë kreu i shtetit e ka dhënë gjatë një interviste për revistën Iliria, gjatë qëndrimit të tij në Uashington. Ndër të tjera, Berisha ka deklaruar se ligji i dosjeve, i miratuar së fundi me shumicë votash nga Kuvendi i Shqipërisë e ndanë Shqipërinë nga e shkuara. Sipas kryeministrit shqiptar ky ligj synon ndarjen nga këto krime, gjë që vendet e tjera po e bëjnë me procese gjyqësore, ndërsa vendi ynë jo. Ne nuk po e bëjmë me procese gjyqësore. Ne themi, dilni me një anë, sepse këta dolën me një anë njëherë në 95-ën dhe për fat të keq, kur u kthyen socialistët në pushtet, aprovuan pikërisht nenet që nuk duhej t'i preknin. Kur unë u bëra Kryeministër, gjeta në Shërbimin Sekret Shqiptar tre ish drejtorë të Sigurimit të Shtetit si këshilltarë, të shtetit të Enver Hoxhës. Shqipëria ka pasur krime kundër njerëzimit nga sistemi komunist më shumë se Çekia, Polonia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria, Hungaria. Nuk mendoj se është e mundshme, por një formë për ndarje prej saj duhet, sepse po s'u ndave, ato mbeten aty. Kjo pjesë e shoqërisë që është së paku 25 për qind e saj, kërkon një ngushëllim, një respekt. Shqipëria duhet të ndahet nga kjo e shkuar, ka vijuar kryeministri. Vërejtjet e ndërkombëtarëve Berisha i quan të drejta, sepse sipas tij kemi të bëjmë me një kufizim të përkohshëm të të drejtave, dhe vendi ynë për ligjin e dosjeve ka ndjekur modelin cek. Ndërsa përsa i përket kërkesës së ndërkombëtarëve për rishikim të këtij ligji, Berisha e ka cilësuar tepër e vështirë ndërmarrjen e një zinxhir të pafund procesesh penale ndaj atyre që kanë kryer krime të tilla. Duke vazhduar mendimin e tij, në lidhje me këtë çështje, Berisha ka përmendur heqjen e ligjit për tradhti të lartë për ata që arratiseshin në vitet 90-të. U ekzekutuan në kufij me dhjetëra, në mos qindra të rinj dhe në disa raste trupat e tyre u zvarritën ditën për drekë në sheshin e qyteteve si Saranda dhe Shkodra, të lidhur me tela me gjemba. Kurse një nga ata ishte deri para tre javësh njeriu kryesor i hetimeve në Shqipëri. Qëllimi i këtij ligji, sipas Berishës është ndarja nga krimet. Në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë, kryeministri është shprehur se pritet të kenë zhvillime të tjera shumë të rëndësishme kulmore gjatë viteve që do të vijnë. Gjatë intervistës, Kryeministri Berisha ka folur edhe për punën e qeverisë për luftën kundër korrupsionit, për luftën kundër krimit, rolin e diasporës shqiptare në ndihmë të Shqipërisë dhe Kosovës etj. Po ashtu, gjatë intervistës është përmendur edhe puna katër vjeçare në rindërtimin e rrugëve, ku sipas kryeministrit me programin aktual, për 3-4 vjet, Shqipëria do të jetë një vend me një sistem rrugor tërësisht të ri, ndër më modernit. Edhe vendimi i fundit për rritjen e pagave të mësuesve, infermierëve dhe mjekëve, të cilët nga data 1 Maj do të marrin dy herë më shumë se katër vite më parë, janë përmendur nga kryeministri si investime kapitalin njerëzor, ka qenë një çështje e zhvilluar në këtë intervistë.
Email This Klikime: 13