E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Qeveria Berisha korruptive dhe klienteliste

Partia Socialiste ka zbritur në gjirin e Lalzit për të akuzuar qeverinë Berisha për korrupsion dhe klientelizem. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erjon Braçe ka vizituar rrugën që të çon në gjirin e Lalzit, rikonstruksioni i së cilës nuk ka përfunduar, duke i kujtuar kryeministrit Berisha përurimin para fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor. "Investimi Sistemim Asfaltim Rruga Gjiri i Lalëzit me vlerë 870mln lekë ose afërsisht 10 mln dollarë ka nisur të ndërtohet në Janar 2007 . Ajo duhet të mbaronte në janar 2009-ës gjë që presupozon jo vetëm mbulim me financim brenda vitit 2008-të, por edhe dorëzimin dhe vënien në shfrytëzim të rrugës brenda 31 Janar të 2009-të", tha Braçe.Sipas Braçes qeveria ka përfunduar vetëm rrugën që të çon tek fshati ku banon vajza e kryeministrit, dhe disa ministra .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›