E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha anulon mbledhjen e qeverise. Mungon edhe ne PD

Kryeministri e lajmeroi zyrtarisht por me pas eshte shtyre pa njoftim per shkaqet

Zvarritja e rezultateve zgjedhore duket se po ndikon edhe ne punen normale te ekzekutivit. Kjo u vu re dje kur ndonese nje dite me pare nga ana zyres se shtypit te Keshillimit te Ministrave ishte njoftuar mbledhja e qeverise ne mesdite ajo nuk u zhvillua. Nga ana tjeter kreu i qeverise Berisha nuk eshte pare ne ambientet e Partise Demokratike ndonese aty kane qene te vendosur dje ne oret e vona te nates drejtuesit kryesor te kesaj partie dhe dy nenkryetaret Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

Burimet prane qeverise bejne te ditur se arsyeja e shtyrjes se mbledhjes se radhes erdhi per shkak te ndarjes se ministrave neper zona te ndryshme te kryeqytetit ne kuader te vezhgimit nga afer te numerimit ne disa qendra votimi. Keshtu ne menyre specifike ndonese ministrat e kabinetit Berisha prej ditesh tashme jane ne Tirane ata paraditen e djeshme kane qene afer qendrave te ndryshme te cilat vijonin me ritme te ngadalta procesin e numerimit per kryetarin e bashkise se kryeqytetit. Ne oret e para te paradites se djeshme ministra si ai i Finances Ritvan Bode ajo e Integrimit Majlinda Bregu ai i Transporteve Sokol Olldashi ai i Bujqesise Genc Ruli dhe disa te tjere ishin aktiv ne procesin e te vezhgimit drejtperdrejt te grupeve te numerimit por edhe te analizimit te rezultateve ne secilen prej tyre. Por Berisha nuk ka vendosur ta kryeje mbledhjen e radhes as me zevendesministra edhe nga fakti se nje pjese e madhe e tyre ishin aktiv gjate procesit te numerimit te votave duke qene vezhgues ne disa zona te kryeqytetit. Ketu mund te permendim edhe zevendesministrin e Brendshem Ferdinant Poni i cili ka qene nje vezhgues i rregullt i procesit te numerimit ne nje njesine vendore numer 8 ne kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›