E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet fitojne edhe ne vendlindjen e Mbretit Zog

Avancim ne Qarkun e Dibres thyhen bastionet e se djathtes

Partia Socialiste ka fituar ndjeshem terren ne Qarkun e Dibres qe pas zgjedhjeve te vitit 2007 kontrollohej pothuajse plotesisht nga PD dhe aleatet e saj. Surprizat e socialisteve kane ardhur ne Rrethin e Matit ku pervec Bashkise se Burrelit socialistet kane fituar per here te pare edhe Komunen Rukaj bastionin e se djathtes qe njihet si vendlindja e Ahmet Zogut.

Diber

Partia Socialiste ne Rrethin e Dibres ka avancuar dukshem ne keto zgjedhje duke fituar pese njesi vendore te drejtuara nga demokratet gjate zgjedhjeve te kaluara. Harta elektorale ne kete rreth peson nje ndryshim te dukshem ne keto zgjedhje. Keshtu nese mbi bazen e rezultatit te zgjedhjeve vendore te 2007-s PD-ja ka pasur ne administrim 11 komuna dhe 1 bashki ne keto zgjedhje ka fituar 6 komuna dhe 1 bashki duke shenuar nje humbje te ndjeshme prej 5 njesish vendore. Dhe konkretisht PD-ja ka humbur ne keto zgjedhje komunat Zall-Dardhe Rec Luzni Muhur dhe Sllove. Dy nga keto komuna te humbura ne keto zgjedhje nga koalicioni Aleanca per Qytetarin kane qene te drejtuara nga perfaqesues te Partise Republikane e cila duket se ka ceduar dukshem ne keto zgjedhje. Gjithsesi ndryshimi i hartes politike ne favor te PS-se duket se lidhet me teper me reputacionin e kandidateve te zgjedhur nga PD-ja dhe koalicioni Aleanca per Qytetarin te cilet te gjithe kerkonin rimandatim ne krye te komunave.

Mat

Edhe ne Rrethin e Matit ne zgjedhjet vendore te 8 majit ka pasur nje perparim te lehte te socialisteve te cilet kane fituar me te rendesishmen Bashkine e Burrelit si dhe dy komuna. Keshtu nga vetem nje komune ate te Gurres qe kane pasur ne administrim ne zgjedhjet e kaluara te 2007-s mbi bazen e numerimit te votave ne KZAZ-ne e Burrelit PS-ja ka fituar Bashkine e Burrelit dhe Komunen Rukaj e njohur si bastion i se djathtes dhe konkretisht i PLL-se ku dhe eshte vendlindja e ish-Mbretit Zog. Keshtu pervecse ka humbur dy komuna te administruara prej saj ne zgjedhjet e kaluara ate Ulez dhe Rukaj ka mundur te fitoje vetem nje komune te administruar nga socialistet ne keto zgjedhje ate te Gurres. Ajo qe perben nje fitore spektakolare te se majtes ne Rrethin e Matit ne keto zgjedhje vendore mbetet padyshim fitorja e Bashkise se Burrelit nga Adelina Farrici. Keshtu harta elektorale e zgjedhjeve vendore te 8 majit ne Rrethin e Matit ka ndryshuar ne favor te PS-se duke shkuar nga 10 komuna dhe 2 bashki ne favor te PD-se ne 8 komuna dhe 1 bashki ne favor te saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›