Kadilli: Vota do të numërohet dhe do ndiqet hap pas hapi

Deputeti i Partisë Demokratike, në një lidhje live nga emisioni “Tonight Ilva Tare” në “Ora News”, deklaroi se vonesa që po shfaqet në njësinë numër 5, është si pasojë e ngarkesës që kanë numëruesit ndonëse presioni ka qënë më i madh.
Në këtë transmetim maratonë, me gazetarë në cdo KZAZ, gazetarja Olta Blaceri vëzhgoi situatën, ndërsa mori përgjigjen se për një votë të saktë dhe të kujdeshme, procesi po ecën me ritme jo të shpejta, në krahasim dhe me njesitë e tjera, të cilat tashmë kanë nxjerrë verdiktin përfundimtar.
Një shqetësim tjetër mbetej dhe prania e deputetëve, ku vetëm deputetë opozitarë janë 6-7 të tillë ne kete proces, sipas tij. Kadilli theksoi se procesi po vijon pa ndërprerje dhe si i tillë, po ndiqet në distancë.