E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e forte per Tiranen. Rama ne avantazh prej 250 votash

Mbyllet numerimi ne njesite 1237. I ngadalte ne njesine 5

Numerimi i votave ne Tirane ka qene edhe dje pika me kritike e procesit te zbardhjes se rezultatit te zgjedhjeve te pushtetit vendor te zhvilluar me 8 maj. Te dhenat e monitoruara ne vijimesi kane pasqyruar nje rritje me prirje te qarte shkeputese te kandidatit socialist per kryeqytetin krahasuar me te dhenat e nje dite me pare ku rivali demokrat Lulzim Basha kryesonte garen. Per te mbetur te Tirana deri ne oret e vona te mbremjes u numeruan 418 nga 485 kuti me nje diference prej rreth 700 votash ne favor te kandidatit socialist. Problemet e hasura me pare kane vijuar edhe dje teksa procesi i numerimit eshte frenuar periodikisht ne njesine 8 dhe njesine 5 teksa ne mbremje nje mesymje provokuese e forcave policore ka krijuar tension dhe situate te veshtire edhe ne zonen zgjedhore qe mbulon njesine bashkiake nr. 11. Gjithsesi disa te dhena jane konkretizuar edhe ne Tirane sikurse fitorja e Edi Rames ne njesine nr. 1 me 484 vota kundrejt Bashes teksa ky i fundit ka fituar ne minibashkine nr. 4 qe pershin zonen e Alliasit Shkollen e Bashkuar me nje diference prej 119 votash me shume se rivali socialist. Ballafaqimet kunderthenese mes te dyve kane shoqeruar te gjithe diten per te verifikuar nje problem konstant raportimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili duhet thene se ka mbetur mbrapa ne kete proces edhe me shumicen e mediave televizive. Kete ceshtje e ka ngritur si shqetesim dje ne mbremje edhe nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace i cili ka akuzuar KQZ-ne si instrument manipulimi. Nisur nga ky realitet duhet thene se deri ne oren 2341 diferenca ka qene rreth 909 vota i shperndare ne njesi qe ende mbeteshin ne numerim. Po keshtu deri ne kete ore rezultati eshte fiksuar ne shifrat 108082 vota per Edi Ramen dhe 107503 vota per Lulzim Bashen. Njesia ku eshte numeruar me ngadale eshte njesia nr. 5 ku deri ne oren 2400 kishin mbetur pa numeruar edhe rreth 28 kuti teksa ne njesine bashkiake nr. 2 procesi eshte finalizuar me nje diference favorizuese per Lulzim Bashen. Me tej njesia nr. 7 i ka dhene fitoren Edi Rames me nje shkeputje prej rreth 700 votash.

Per te shkuar ne njesi te tjera jashte kryeqytetit procesi i numerimit mbetet i hapur ne Shkoder Elbasan dhe ne Durres tri bashki qe jane ne gare dhe pa rezultat zyrtar. Duhet thene se me gjithe kete zvarritje te procesit shifrat e dhena deri me tani flasin per fitore te socialisteve ne Durres dhe Elbasan dhe me gjase te demokrateve ne Shkoder.

Ne vijim duket se dita e sotme do te sjelle si lajm te vetem elektoral numerimin si proces ne njesine bashkiake nr. 5 e cila sipas llogarive qe kane si premise votimin tradicional do te firmose nje fitore per Edi Ramen.

Ne kete kuader duhet thene se procesi bart tensione per shkak te ngarkeses politike dhe sfides qe ai zgjidh ne Tirane ku PD po humbet thuajse gjithcka por teknikisht procesi do te vijoje edhe me. Numerimi per keshillat dhe minibashkite ende nuk ka nisur dhe asgje nuk dihet per ngjyren e drejtuesve ne kete drejtim. Politikisht edhe dje te dy kandidatet per Tiranen i kane paraprire certifikimit zyrtar te rezultatit teksa kane shpallur fitoren gjate konferencave per shtyp te mbajtura kohe pas kohe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›