Berisha apel Ramës: Ti votojmë imunitetet
Tiranë- Nga mbledhja e kabinetit të tij qeveritar, kryeministri Sali Berisha i ribëri thirrje zotin Rama që ta votojnë heqjen e imunitetit më 6 Gusht.
Të ftoj zotin Rama të ngrihet në lartësinë e përgjegjësive që duhet të ketë çdo drejtues në interesin më të mirë të qytetarëve të vendit për të votuar një ligj që u hartua nga ekspertët më të mirë të doktrinës së imunitetit. Mendoj se për një drejtues smund të ketë kurrë një pengesë që të mos votojë një akt të tillë në të cilin ai thotë qytetarëve se ne do të jemi si ju, të barabartë para ligjit. Për më tepër kur një nismë e tillë në parlamentin shqiptar është që nga 2003-shi. Është një mijë herë më mire të dëgjoj zërin e atij të papunit që thotë se sdi çdo tu jap nesër fëmijëve të tij sepse korrupsioni jua merr atyre kafshatën nga goja. Të dëgjos një nënë që ka humbur bashkëshortin dhe rrit dy fëmijë jetimë sepse korrupsioni pengon që fëmijët e saj të kenë një trajtim me dinjitoz dhe më të mirë. Më mire të dëgjosh zërin e atij pensionisti çdo ditë sepse ka dhimbje në përballimin e jetës së përditshme me pensionin që merr sepse imuniteti e pengon që të marrë më shumë. Smund të gjejë kurrë një motiv për të penguar heqjen e tij. I bëj thirrje zoti Rama ta mendojë dhe rimendojë më mirë këtë gjë se kjo që në është tmerrësisht e rëndë dhe në kundërshtim me interesin jetik të çdo qytetari të këtij vendi. Është një mur që ngrihet në procesin e integrimit dhe detyra jonë është të shembim mure dhe jo të ngremë mure. Por në rastin njerëzor imuniti është gjenerator i korrupsionit. Fiton edhe zoti Rama se nuk po votojmë variantin që paraqitem ne por atë që kërkoi zoti Rama por uroj që data 6 ta frymëzojë’-tha Rama.
vijon…