E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Adelina: S'eshte aspak e vertete ajo qe shkruhet ne lidhje me Ezelin

Kengetarja Adelina Tahiri diteve te fundit eshte perfolur shume, lidhur me rrefimin e saj per takimin me aktorin e serialit te njohur turk "Ezel", Kenan Imirzalioglu. Mediat publikuan nje rrefim te Adelines, ku thuhej se aktori turk ishte "magjepsur" nga bukuroshja shqiptare dhe madje i ka kerkuar te shkembejne edhe numrat e telefonit, por Adelina e kishte refuzuar. E teksa ka pare edhe bujen mediatike qe mori ky lajm, kengetarja ka reaguar duke mohuar te kete qene ky rrefimi i saj. ''Nuk kane nevoje gazetaret t'i transformojne deklaratat e mia! Shkruajne gjera te paverteta qe nuk jane te thena nga une! Ne lidhje me Ezelin!'', - ka shenuar ajo ne faqet e saj ne "Facebook" dhe "Twitter". ''S'eshte aspak e vertete ajo qe shkruhet! E kam takuar nje here rastesisht dhe asnje gje tjeter... Cka jane keto shkrime skandaloze'', - ka perfunduar kengetarja, e cila edhe here te tjera ka deklaruar se abuzohet me ate se cfare ajo ka dashur te thote ne te vertete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›