Vritet ministri sirian i Mbrojtjes
Siri- Ministri sirian i Mbrojtjes, Daoud Rajiha është vrarë sot në një bombardim vetëvrasës në selinë e Zyrës së Sigurisë Kombëtare në kryeqytetin sirian, Damask.
Lajmi është dhënë nga televizioni shtetëror teksa raportohet se zyrtarë të lartë të shtetit janë lënduar në mënyrë kritike.
Ngjarja ndodhi teksa zyrtarët po kalonin në brendësi të ndërtetës në momentin e shpërthimit. BBC raporton se zona përreth ndërtesës, në distriktin Rawda, është e mbyllur për arsye sigurie.
Sulmi vjen në mes të kërkesave të një ofensive rebele në qytet, teksa zyrtarët sirianë kanë minimizuar sulmet. ‘Ministri i Mbrojtjes u martirizua nga bombardimet terroriste që kishin në shënjestër ndërtesën e sigurisë kombëtare’- raportoi televizoni shtetëror.
Burimet e sigurisë thonë se sulmuesi i dyshuar ka punuar si truproje për anëtarët e ngushtë të presidentiy Bashar Al-Assad. Gjeneral Rajiha ka qënë ministër i Mbrojtjes për më pak se një vit dhe ishte në listën e zezë të SHBA-ve për rolin e tij në shtypjen e disidentëve. Ai besohet se ishte një i krishterë ortodoks, një gjë e rrallë në ushtrinë dhe qeverinë siriane.
Dorina Bilbili/IDEA/