Berisha bashkëpunim me LSI, reagon PD: Koalicion “non grata”

Partia Demokratike ka reaguar pasi ish kryeministri Sali Berisha, shpalli se do të bëjë koalicion me LSI në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. PD, në deklaratën e saj zyrtare, e cilëson këtë koalicion “non grata” që kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.
“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni “non grata” do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve. Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD në reagimin e saj zyrtar.D
Ditën e sotme Berisha ka bërë publike kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme për 6 bashkitë e vendit. Berisha ka theksuar se ky prezantim është një koalicion me LSI-në.