Berisha, koalicion me LSI për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit

Ish kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar ditën e sotme në deklaratën live se si do të quhet koalicioni i ri mes Grupit të Rithemelimit dhe LSI-së në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
“Shtëpia e lirisë”, ka njoftuar ai se do të jetë emri i koalicionit.
Berisha po prezanton zyrtarisht gjashtë kandidatët e tij për kryetar bashkie, që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Në fjalën e tij Berisha ka konfirmuar se kandidatët e tij do të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit më 6 Mars si koalicion dhe se pjesë e këtij koalicionit është LSI.
“Kandidatët do të jenë pjesë e një koalicioni. LSI është pjesë e këtij koalicionit. Po shikohen modalitetet që përcakton ligji”, tha Berisha.
Pyetje: A ndjeni keqardhje që këto kandidatë që thonë se kanë qenë pjesë e PD që nga themelimi të shkojnë në zgjedhje me logon e lsi?
Berisha: Logoja është logo koalicioni. Koalicioni do të quhet shtëpia e lirisë. Shtëpia e lirisë do të ketë logon e vetë. Kjo është normale, në çdo koalicion logoja nuk është e partisë por e koalicionit. Rama do ta paguajë shtrenjt këtë konfiskim.
Pyetje: Përgjegjësia e rithemelimit nëse kandidatët tuaj s’do jenë fitues?
Berisha: Sigurisht që do mbajë përgjegjësi komisioni por s’mund të them se standardi i të përgjithshmeve është standardi i 6 bashkive. Komisioni do bëjë gjithçka për të fituar zgjedhjet por nuk mund të mbahen ato qëndrime nëse zgjedhjet janë në shkallë vendi.
Pyetje: A është Lëvizja Socialiste pjesë e koalicionit?
Berisha: Po është pjesë e koalicionit
Pyetje: Kush janë parti të tjera aleate?
Berisha: Po negociohen