Berisha bën bilancin e 100 ditëve të qeverisjes

Qeveria Berisha bën 100 ditë, Kryeministri analizon punën e kabinetit
Kryeministri Berisha ka bërë sot bilancin e 100 ditëve të qeverisë së tij që pas marrjes së votëbesimit. Në një konferencë për shtyp Berisha është shprehur se 100 ditët e qeverisjes së tij u karakterizuan nga zhvillime madhore historike që janë përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë. Në bilancin e 100 ditëve të para, Berisha ka theksuar si një arritje të madhe të kësaj qeverie marrja e vendimit nga ana e Komisionit Europian për nisjen e procedurave të statusit kandidat të Shqipërisë dhe dorëzimi i pyetësorit pak ditë më parë.
Ndërkohë Berisha ka theksuar se ky është 100 ditëshi e një koalicioni të ri me LSI-në, forcë e spektrit të majtë shqiptar i cili faktoi sipas tij që ky koalicon mund të ecë edhe 30 vjet të tjera.
Gjithashtu Kryeministri Berisha u shpreh se këto 100 ditë janë historike sepse Shqipëria doli nga lista e bardhë për heqjen e vizave.
Ndërkaq Berisha i ka cilësuar zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e bëra ndonjëherë në Shqipëri.
"Në 28 qershor zgjedhjet e qytetarëve u votëbesuan nga 20 mijë komisionerë të PS-së dhe u certifikuan nga monitoruesit ndërkombëtar dhe u kalifikuan si zgjedhjet më të mira dhe përmbushën standartet" theksoi Berisha.
Gjithashtu Kryeministri Berisha i ka bërë sërish thirrje opozitës për bashkëpunim theksoi se ky bashkëpunim është në interes të mirë të vendit.
"Rama me bojkotin e tij mendonte se vendimet e BE-së për Shqipërinë nuk do të merreshin theksoi Berisha duke shtuar se vendimet e Brukselit konstatuan që bojkoti i opozitës ishte pa kauz demoktatike dhe se me këtë bojkot kërkohej t'i vihej kazma në themel ndërtesës të demokracisë dhe kjo sipas tij është e papranueshme.
Duke theksuar se lufta kundër korrupsionit po bëhet me një tolerancë zero Kryeministri Berisha theksoi se në këto 100 ditë janë arrestuar 28 zyrtarë duke shtuar se gërshërët e ligjit do të presin çdo dorë të zezë. Ndërkohë Berisha duke e quajtur si arritje edhe miratimin e ligjit anti-mafia theksoi se ky ligj është një mbështetje e madhe për agjensitë e ligjit dhe mund të bëjë realitet çmontimin dhe pasurimin e gjëmave të mafies.
Ndërkohë kryeministri Berisha theksoi se këto 100 ditë të qeverisjes së tij është bërë e mundur edhe shqyrtimi i dy reformave të rëndësishme që janë në zhvillim e sipër. Sipas tij është reforma e inspektoriateve dhe ajo e reformimit të agjensisë së investimeve të huaja, të cilat sipas tij janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.
Në fund të deklaratës së tij Kryeministri Berisha u shpreh se tashmë kësaj qeverie i mbetet edhe 1324 ditë dhe se ai zotohet që se çdo 100 ditë do të tejkalohet me arritjet e qeverisë që viti i ardhshëm të jetë viti i suksesve të mëdha të regjistruara.
"Unë zotohem që viti 2013 ta gjejë qeverinë si qeveria e premtive të mbajtura, si qeveria e cila ka ndërtuar Shqipërinë europiane" përfundoi kryeministri Berisha.
Ndërkohë në lidhje me pyetjet e "Ora News" për deklaratat e komisionerit për zgjerim Oli Rehn dhe ndërkombëtareve për gjetjen e dialogut me opozitën Berisha theksoi se të gjitha deklaratat janë një apel i qartë për ata që zhvillojnë bojkotin.
"Qeveria ka detyrimin madhor për të ofruar bashkëpunim për opozitën po nuk mund të bëjmë lëshim për një parim themelor" theksoi Berisha.
Gjithashtu pyetjes në lidhje me zhvillimin e mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së Berisha theksoi se kjo mbledhje të bëhet në janar të 2010-ës duke shtuar së në janar do të zgjidhet kryesia, sekretarët dhe theksoi se do të ketë risi të tjera në këshillin Kombëtar të PD-së.