E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngërçi i këshillit bashkiak, 30 invalidë ngujohen në bashki

PATOS - Tre muaj pa marrë pagesat e invaliditetit ka çuar këtë kategori në nevojë të mësyjë në zyrat e bashkisë së Patosit në shenjë proteste ndaj vonesave të krijuara për shkak të mosmbledhjes së këshillit bashkiak.

Sot pasditë një grup invalidësh dhe persona që marrin ndihmë ekonomike kane hyrë me forcë në sallen e mbledhjeve për të nisur nisur aty grevën e urisë. Ata iu kërkuan pushtetarëve lokalë të nisin menjëherë me shpërndarjen e pensioneve te invaliditetit dhe përkrahjes sociale në të kundërt nuk dalin nga dyert e bashkisë.

Problemi me pagesat erdhi për shkak të bllokimit të punës së këshillit bashkiak të këtij qyteti. Pas bashkimit te keshilltareve te PD me ata te LSI dhe shkarkimit te kryetarit socialit te keshillit bashkiak, ky institucion ka hyre ne kolaps duke mos arritur te mblidhet per shkak te mosarritjes se korumit te nevojshem. Socialistet kane mbetur ne minorance tashme dhe nuk e njohin kryetarin e ri te zgjedhur nga PD dhe LSI dhe kjo situate ka bllokuar edhe miratimin e fondeve per ndihmen sociale, c'ka coi drejt fillimit te kesaj greve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›