E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha bën bilancin e 100 ditëve të qeverisjes

Kryeministri Berisha ka bërë sot bilancin e 100 ditëve të qeverisë së tij që pas marrjes së votëbesimit. Në një konferencë për shtyp Berisha është shprehur se 100 ditët e qeverisjes së tij u karakterizuan nga zhvillime madhore historike që janë përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë. Në bilancin e 100 ditëve të para, Berisha ka theksuar si një arritje të madhe të kësaj qeverie marrja e vendimit nga ana e Komisionit Europian për nisjen e procedurave të statusit kandidat të Shqipërisë dhe dorëzimi i pyetësorit pak ditë më parë.
Ndërkohë Berisha ka theksuar se ky është 100 ditëshi e një koalicioni të ri me LSI-në, forcë e spektrit të majtë shqiptar i cili faktoi sipas tij që ky koalicon mund të ecë edhe 30 vjet të tjera.
Gjithashtu Kryeministri Berisha u shpreh se këto 100 ditë janë historike sepse Shqipëria doli nga lista e bardhë për heqjen e vizave.
Ndërkaq Berisha i ka cilësuar zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e bëra ndonjëherë në Shqipëri.
"Në 28 qershor zgjedhjet e qytetarëve u votëbesuan nga 20 mijë komisionerë të PS-së dhe u certifikuan nga monitoruesit ndërkombëtar dhe u kalifikuan si zgjedhjet më të mira dhe përmbushën standartet" theksoi Berisha.
Gjithashtu Kryeministri Berisha i ka bërë sërish thirrje opozitës për bashkëpunim theksoi se ky bashkëpunim është në interes të mirë të vendit.
"Rama me bojkotin e tij mendonte se vendimet e BE-së për Shqipërinë nuk do të merreshin theksoi Berisha duke shtuar se vendimet e Brukselit konstatuan që bojkoti i opozitës ishte pa kauz demoktatike dhe se me këtë bojkot kërkohej t'i vihej kazma në themel ndërtesës të demokracisë dhe kjo sipas tij është e papranueshme.
Duke theksuar se lufta kundër korrupsionit po bëhet me një tolerancë zero Kryeministri Berisha theksoi se në këto 100 ditë janë arrestuar 28 zyrtarë duke shtuar se gërshërët e ligjit do të presin çdo dorë të zezë. Ndërkohë Berisha duke e quajtur si arritje edhe miratimin e ligjit anti-mafia theksoi se ky ligj është një mbështetje e madhe për agjensitë e ligjit dhe mund të bëjë realitet çmontimin dhe pasurimin e gjëmave të mafies.
Ndërkohë kryeministri Berisha theksoi se këto 100 ditë të qeverisjes së tij është bërë e mundur edhe shqyrtimi i dy reformave të rëndësishme që janë në zhvillim e sipër. Sipas tij është reforma e inspektoriateve dhe ajo e reformimit të agjensisë së investimeve të huaja, të cilat sipas tij janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në fund të deklaratës së tij Kryeministri Berisha u shpreh se tashmë kësaj qeverie i mbetet edhe 1324 ditë dhe se ai zotohet që se çdo 100 ditë do të tejkalohet me arritjet e qeverisë që viti i ardhshëm të jetë viti i suksesve të mëdha të regjistruara.
Unë zotohem që viti 2013 ta gjejë qeverinë si qeveria e premtive të mbajtura, si qeveria e cila ka ndërtuar Shqipërinë europiane" përfundoi kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›