E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha analizon 100 ditëshin: Qeveria e PS-së pengoi vizat

TIRANË - Kryeministri Sali Berisha ka dalë sonte në një konference për shtyp për të analizuar 100 ditëshin e qeverisjes së 'Berisha 2'. Siç e tha edhe vetë nuk është traditë që një mazhorancë të analizojë punën gjatë mandatit të dytë, por shtoi se "këtë e bëj sepse 2009 është vit i rëndësishëm për integrimin e vendit".

Ndër të tjera u shpreh edhe për aryset që sipas tij lanë Shqipërinë jashtë regjimit të vizave, duke u diferencuar nga vendet e tjera të rajonit.

"Vendet e ish-Jugosllavisë lëviznin të lirë në Europë edhe para viteve '90-ës. E dyta, kur BE nisin procesin dhe monitorimin për liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveria mori notë negative në zgjedhjet e vitit 2001. Në atë kohë unë isha në opozite dhe unë më shumë se askush luftova për zgjedhje të ndershme. Jo vetëm që ajo qeveri nuk krijoi shanse për lehtësim vizash por shumë ambasada forcuan rregullat për marrjen e vizave. Qeveria imë arresoi bandat e mëdha si ajo e Aldo Bares, filloi procesin e pasaportave biometrike, forcoi rregullat në kufi, etj. Kështu deklaroi Berisha, duke folur per mosheqjen e vizave.

Më tej duke folur për PS-në e sotme, ose opozitën që është jashtë parlamentit në papajtueshmëri me procesin zgjedhor të 28 qershorit, Kryeministri u shpreh se "opozita e ka humbur shansin për të qenë aktor në reformat e mëdha që sollën ndryshime në integrimin e vendit. "Z. Rama duket se po mendon mbapsht se nëpërmjet bojkotit do ti bënte thirrje ndërgjegjës së Europës për të ndryshuar vendimet e mëdha të Europës për Shqipërinë (pranimi i aplikimit të Shqipërisë si vend kandidat, më 26 nëntor)". Europa ka ndërgjegjën e e vet demokratike, vijoi Berisha, duke shtuar se "Brukseli konstatoi se bojkoti i opozitës është pa kauzë demokratike".

Sipas tij, kërkohet ti vihet kazma ndërtesës se demokracise, kërkohet të kthehet Parlamenti në gjykatë dhe kjo është e papranueshme. "Uroj dhe dëshiroj që vendimet e mëdha historike ta bëjnë z.Rama të nxjerrë mësime dhe une i them se është i mirëpritur që çdo akt në drejtim të integrimit ta bëjmë bashkarisht në interes të vendit", tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›