E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha bisede telefonike me Arvizu SHBA gati te ndihmoje Shqiperine ne perballimin e permbytjeve

06-12-2010 / Gazeta 55

Ambasadori i ri i SHBA Aleksander Arvizu i telefonon Kryeministrit Berisha

Kryeministri Berisha mori sot nje telefonate nga Ambasadori i Ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes zoti Aleksander Arvizu. Gjate komunikimit telefonik Ambasadori Arvizu shprehu kenaqesine per fillimin zyrtar te detyres dhe se e priste me kenaqesi takimin se afermi me Kryeministrin Berisha. Ai shprehu mbeshtetjen dhe gatishmerine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te ndihmuar ne perballimin e situates se veshtire qe po kalon vendi nga permbytjet. Te dy bashkebiseduesit konfirmuan vullnetin per konsolidimin e metejshem te bashkepunimit dhe marredhenieve miqesore midis dy vendeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›